Kolegji Zgjedhor konfirmon dhënien me koncesion të këshilltares së LSI për llogari...

Kolegji Zgjedhor konfirmon dhënien me koncesion të këshilltares së LSI për llogari të PS

137
0
Shares

Një pseudokërkesë e tipit “si kofini pas të vjelit” e LSI-së për heqjen e mandatit të këshilltares “tradhtare” Genta Mezini, është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor.
Në seancën e sotme Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Lindita Veliasit, e cila pretendonte në këshillin bashkiak të Tiranës vendin e Genta Mezinit.
Kjo e fundit u përjashtua nga radhët e LSI në këtë këshill, pasi votoi bashkë me Agim Krajën pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Me vendimin e sotëm, konfirmohet dhënia me koncesion nga ana e LSI e Genta Mezinit, e cila do të jetë pjesë e këshilltarëve të PS.
Mezini rezulton e 19-a në listë, por Lindita Veliasi e ka cilësuar si të kundërligjshëm përzgjedhjen e saj, pasi ajo ishte e renditur e 17-a dhe mandati duhet t’i takonte asaj.
Por nga shkresat e Bashkisë së Tiranës drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, firmosur nga sekretari i përgjithshëm Behar Zeneli, i cili vjen nga radhët e LSI-së, thuhet qartë se Lindita Veliasi është punonjëse e Bashkisë së Tiranës dhe ka konflikte interesi e për këtë arsye nuk mund të marrë mandatin e Këshilltares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY