Horoskopi, 1 Gusht 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 1 Gusht 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

143
0
Shares

Dashi
Fale influencës mjaft pozitive te Merkurit, sot do keni mundësi t’i rregulloni problemet qe iu kishin dale me partnerin tuaj. Komunikimi do te shtohet. Beqaret do kenë takime, por me ata persona mund te linde vetëm një miqësi e mire, asgjë me tepër. Sektori i financave do përmirësohet nëse filloni te shpenzoni me pak dhe te mos kryeni transaksione.

Demi
Kësaj here nuk do iu pëlqejnë aspak te bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Nëse nuk ndiheni te sigurte për atë qe doni flisni hapur me atë qe keni ne krah, mos i mbani te fshehta. Për beqaret do jete dite me pozitive. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen sepse jo gjithmonë ditët janë te tilla. Financat nuk do jene problematike, por kujdesi për shpenzimet duhet te vazhdoje.

Binjakët
Dite e bukur dhe e mbushur me emocione te shumta kjo e sotmja. Do ia kaloni me se mire pranë atij qe dashuroni dhe do flisni hapur me te për gjithçka. Beqaret duhet te bëjnë durim nëse duan te mos lëndohen. Mundësitë për aventura do ekzistojnë sot, por me mire te mos tentonit. Ne planin financiar mos rrezikoni shume duke blere gjera pa vlere sepse do pendoheni.

Gaforrja
Jo vetëm qe do e rivendosni komunikimin ne çift gjate kësaj dite, por prite te merrni edhe vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një romance te këndshme dhe mjaft emocionuese. Shume shpejt do përjetoni edhe pasionin e madh. Me financat duhet te tregoheni me te organizuar. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shume shtrenjte.

Luani
Do i kushtoni me shume vëmendje sot jetës suaj ne çift dhe për këtë arsye do lini pas dore disa angazhime te tjera. Ne fakt emocionet qe do përjetoni do iu tregojnë se ia vlen ta bëni këtë gjë. Beqaret do përballen me zgjedhje te vështira prandaj duhet te mendohen mire. Për menaxhimin e financave mos i besoni asnjë personi qe nuk bën pjese tek familja juaj.

Virgjëresha
Personi qe do takojnë sot beqaret do jene aq te pamshem saqë askush nuk do iu rezistoje dot. Ka mundësi qe te filloni një lidhje shume te bukur. Ata qe janë tashme ne një lidhje duhet te bëjnë kujdes me çdo gjest sepse mund te lindin probleme te mëdha. Situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme prandaj tregohuni te kujdesshëm.

Peshorja
Qetësia do mbizotëroje sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni asnjë mosmarrëveshje. Beqaret ka mundësi te takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Do ndiheni me te lumtur se me pare dhe zemra do iu rrahe fort. Kujdes me transaksionet qe do kryeni sot ne planin financiar sepse dita nuk është e favorshme.

Akrepi
Ambienti planetar nuk do jete i favorshëm për jetën ne çift gjate kësaj dite. Kujdes me temat qe do diskutoni sepse disa nuk do i pëlqejnë partnerit. Shmangni debatet me te dhe mos këmbëngulni shume. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do e gjejnë atë qe duan. Perspektivat financiare nuk do jene te mira. Shmangni investimet e mëdha.

Shigjetari
Dashuriçkat klandestine duhet te jene te ndaluara gjate kësaj dite. Mos e shkatërroni me dorën tuaj gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Për beqaret pritet te ndodhin ndryshime te mëdha rreth orëve te mbrëmjes. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Financat do jene te mira, megjithatë mos bëni shpenzime te tjera përveç atyre qe janë te domosdoshme.

Bricjapi
Venusi do e beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Partneri do iu mbaje afër dhe do ua tregoje gjithë dashurinë qe ka për ju. Beqaret edhe pse do jene ne kërkim nuk do e gjejnë as sot personin e duhur. Mos e humbni shpresën për disa dite me vone. Financat nuk do jene te këqija. Përfitoni për te bere shpenzimet me te rëndësishme.

Ujori
Klima yjore do jete e dyzuar sot për jetën sentimentale te çifteve. Ne disa momente do i shprehin ndjenjat dhe ne disa momente do kenë debate te forta për shkak te mungesës se tolerancës. Beqaret do duan te qëndrojnë vetëm dhe te bëjnë çmenduri me miqtë. Dijeni se vitet ikin shpejt. Sektori i financave do kenë ndryshime pozitive dhe ju do ndiheni mire.

Peshqit
Nëse kohet e fundit keni qëndruar pak larg njeri tjetrit, sot do rivendosni komunikimin dhe do kaloni momente me te këndshme. Do i kuptoni gabimet qe keni bere. Beqaret do jene paksa mendjemëdhenj dhe nuk do përfitojnë nga disa ftesa qe do iu bëhen. Dijeni se personat e thjeshte janë ata me zemërmirët. Ne planin financiar mos prisni te fitoni ndonjë lotari, por merrni masa strikte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY