Një qen shpëton të zotin nga mbytja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit të Jalës. Burrë e grua nga Elbasani kishin për të pushuar në jug dhe me vete kishin marrë edhe qenin. Por kafsha besnike ka dëshmuar edhe njëherë se ia vlen ta mbash pranë për gathë jetën.
Ja çfarë shkruan pushuesi që dërgoi mesazhin dhe foton në infoelbasani.al.
“Jemi me pushime në Jalë dhe sot ishim larguar nga vendi tradicional. Pranë nesh ndodhej një çift, që kishte marrë me vete një qen të madh. Në një moment burri u largua nga bregu dhe po notonte në largësi. Por më pas po kërkonte ndihmë.
Qeni, që ndodhej në hijen e çadrës, u çua me vrap dhe me not e arriti të zotin. Ai e ndihmoi dhe e nxori në breg. Pastaj kafsha u shkund dhe nisi të qante nga gëzimi. Ishte diçka e mrekullueshme. Çifti nuk donte ta bënte publik faktin për të mos merakosur të afërmit. Po ne po u dërgojmë këtë mesazh bashkë me një foto. Flm.”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/