Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes nga tre persona të maskuar të cilët kanë kërcënuar punonjësit duke marrë paratë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit te 28 korrikut në fshatin Skuraj të Kurbinit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku nga hetimet e deritanishme rezulton se 3 persona të maskuar dhe që dyshohet se njëri prej tyre ishte i armatosur, pasi kanë lidhur rojën e karburantit, kanë vjedhur shumën monetare rreth 100 mijë lekë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Uniformat blu njoftojnë se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/