Një 38-vjeçar nga Tirana po hetohet në gjendje të lire pasi akuzohet se ka dhunuar gruan që kujdesej për fëmijën e tij të mitur.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në kryeqytet, shkak ka qenë një mosmarrëveshje mes gruas dhe prindërve të fëmijës që ajo mbante gjatë ditës në banesën e citit.
Policia mori padinë e gruas 53-vjeçare dhe referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K. P., vjeç 38.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, në banesën e 38-vjeçarit, i cili sipas Policisë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj punonjëses së tij “Babysitter” me inicialet M. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.
Por ai gjate marrjes ne pyetje, ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë në Komisariat.
Ai akuzohet për veprat penale parashikuar nga Nenet 90 dhe 236 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/