Nuk fitoi në zgjedhje, PD duhet të kthejnë paratë në KQZ

Nuk fitoi në zgjedhje, PD duhet të kthejnë paratë në KQZ

59
0
Shares

Rreth 13 parti politike duhet të kthejnë në KQZ një pjesë të parave që morën për zgjedhjet e përgjithshme për financimin e fushatës. Në total janë 8.3 milionë lekë. Paratë u shpërndanë bazuar në rezultatin e vitit 2013. Ishin 65 milionë lekë.
Pjesën më të madhe të parave do të duhet ta kthejën Partia Republikane, që kishte 4 deputetë nën logon e saj në 2013 dhe tani nuk ka asnjë, pasi kryetari i saj Fatmir Mediu është për të dytën herë radhazi në listën e PD. PR do të duhet të dorëzojë 2 milionë lekë.
PD që ka marrë 43 mandate nga 46 që kishte në 2013 do të duhet të kthejë 1.7 milionë lekë.
FRD duhet të kthejë 1.1 milionë lekë.
Në të kundërt PS që fitoi 73 mandate do të marrë para shtesë në vlerën e 2.8 milionë lekëve. 1.3 do të marrë LSI që shtoi 3 mandate në 2017. 1.4 milionë lekë do të marrë PDIU që s’ka më shumë deputetë, por ka më shumë vota.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY