Ndërsa i ati ndërroi jetë sot, Hektor Zenuni vazhdon të ndodhet i shtruar në Repartin e Djegie Plastikës në QSUT-së në Tiranë. Ai ka pësuar djegie në 70% të trupit.
Mësohet se ai u ka treguar hetuesve se ku ka qenë momentin e shpërthimit dhe veprimet që kishte kryer.
Sipas të riut, kur ndodhi ngjarja kishin pak kohë që e kishin hapur lokalin. Babai i tij kishte zbritur në bodrum për të rregulluar çisternën me gaz, pasi ishte e prishur. Por, në një moment Hektori tregon se ka dëgjuar një shpërthim. Menjëherë është futur në bodrum dhe ka gjetur të atin të shtrirë në tokë.
“Isha në banak kohën kur dëgjova shpërthimin. Zbrita menjëherë të shikoja se çfarë ndodhi, por pashë të shtrirë babanë. E mora menjëherë në krahë për ta nxjerrë jashtë, por pas disa sekondash ndodhi një shpërthim tjetër. Më shtyu fort përpara dhe që nga ky moment nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Jam zgjuar në spital”, është shprehur 33-vjeçari.
Të dy atë e bir u plagosën rëndë nga shpërthimi, që lëndoi edhe disa persona të tjerë dhe vuri në rrezik jetën e shumë pushuesve.
Sipas verifikimeve të para të policisë dhe prokurorisë, çisterna e gazit me 1 mijë litra ishte vendosur poshtë lokalit, në një bodrum jashtë kushteve teknike dhe pa lejet përkatëse.
Grupi hetimor bën të ditur se rrjedhja e gazit ka ardhur nga çisterna, e cila ka provokuar më pas shpërthimin dhe përhapjen e flakëve, ndërsa bombolat në lokal nuk kanë shpërthyer.
E para që u erdhi në ndihmë të plagosurve ishte një pushuese, e cila u përpoq të hiqte nga rrezja e shpërthimit një nga të lënduarit kur të gjithë të tjerët ikën të trembur. E dëmtuar nga ngjarja ishte edhe infermierja e qendrës shëndetësore të Velipojës. Vjollca Voci ishte e para që mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit. Shekulli
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/