Zbulohen të tjera detaje nga atentati i mbrëmjes se sotme jashtë një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë.
Atentati i është bërë 36-vjeçarit, Renato Omeri, që në Vlorë e njihnin me emrin “Reni” dhe dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, Endri Caushaj, 25 vjeç, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin”.
Mësohet se viktima kishte shkuar sonte për vizitë te motra e tij, por personat i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/