VIDEO/ Ferma e kanabisit në Nivicë shënon humbje të tjera

VIDEO/ Ferma e kanabisit në Nivicë shënon humbje të tjera

136
0
Shares

Policia ka finalizuar me sukses operacioni policor anticannabis i koduar “Kurtes” dhe ka arrestuar ne flagrance dy persona duke shkatërruar një pjesë të fermës së kanabisit të Nivicës.

‘Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anticannabis “Kurtes”- njofton policia.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Demo Zana, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Nivicë, Tepelenë. Finalizohet me sukses operacioni policor anticannabis i koduar "Kurtes".Asgjësohen 1750 bimë të kultivuara të dyshuara Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë dy shtetas.Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura "Gropa e Batës", dhe "Kurtes" në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anticannabis "Kurtes"Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa.Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :D. Z, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë. A. Z, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Posted by Policia e Shtetit on 29.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY