Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TIRANE/“Vajza, keni bërë noj lek”, nje cante e humbur me para zbuloi hotelin e prostitutave

29/07/2017
RRËFIMI/ Eskortë luksi, çfarë ndodh brenda dyerve të hotelit për 350$ në orë?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vjedhja e një çante me para në një hotel në kryeqytet, zbuloi një rrjet prostitucioni. Njëri prej pjesëtarëve të grupit është pronari i hotelit ku ishte vjedhur çanta me para. P. Xhelili i akuzuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, u dënua nga Gjykata e Tiranës me gjashtë muaj burgim.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se pronari i hotelit pranoi akuzën dhe kërkoi të gjykohej me gjykim të shkurtuar. Për këtë, ai është dënuar përfundimisht me 4 muaj burg. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2015, ku shtetasi E. L., dhe disa miqtë e tij kanë qëndruar në hotelin “P…” në Tiranë, në dhoma të ndryshme.

Në mëngjes, në dhomën e E. L., është paraqitur shtetasja M. D., e cila i ka sugjeruar të merrte një vajzë, e cila ushtronte prostitucion në atë hotel. E. L., nuk ka pranuar, por gjithsesi, sipas deklarimit të tij, M. D., është paraqitur sërish në dhomën e tij, së bashku me dy vajza.

Sërish, sipas E. L., nuk ka pranuar “shërbimet seksuale” të vajzave. Pas kësaj bisede, ai ka konstatuar se në dhomë i mungonte çanta e dorës, në të cilën gjendeshin 3.500 euro. Ai menjëherë ka bërë kallëzim penal në Polici, e cila nisi veprimet procedurale dhe referoi rastin në Prokurori. Nga hetimet nuk është identifikuar me prova personi përgjegjës për vjedhjen e parave, por ndërkohë hetimet u zhvilluan edhe për faktin penal të ushtrimit të prostitucionit në atë hotel.

 

Prostitucioni

Në vendimin e Gjykatës, një kopje të cilit e disponon edhe “Shekulli”, thuhet se në hotel ushtrohej prostitucion në mënyrë të hapur. Lidhur me këtë çështje, disa persona të tjerë janë gjykuar dhe dënuar nga Gjykata për veprën penale të “Prostitucionit”.

Në fazën e hetimit, njëra prej vajzave është pyetur nëse i ka ofruar të kryejë prostitucion kundrejt pagesës, duke i gjetur kliente një djali të ri kundrejt përfitimit të shumës prej 2000 lekë. Nga paratë që ka marrë nga ky klient, vajza është shprehur se i ka ndarë me të pandehurin P. Xhelili, i cili ka qenë pronar dhe administrator i hotelit.

Nga ana tjetër, gjatë hetimit ka rezultuar se pronari i hotelit i pyeste vajzat që ushtronin prostitucion: “vajza a keni bërë ndonjë lek?”. Hoteli ishte në pronësi të P. Xhelilit, por që ia kishte dhënë në përdorim M. Daltit.

Kjo e fundit, në hotel, ndërmjetësonte me klientët për t’i ofruar disa vajza, të cilat kryenin “shërbime seksuale”. Gjatë hetimit, në gjykim, rezultoi se hoteli ishte në pronësi dhe shfrytëzohej nga pronari i tij i ligjshëm, P. Xhelili.

Pra, pavarësisht se ishte deklaruar se hoteli përdorej nga shtetasja M. Dalti, në fakt, i dyshuari Xhelili organizonte punën në hotel, përfshirë edhe sigurimin e kushteve për prostituimin. Sipas Gjykatës, gjatë fazës së hetimeve për këtë rast, P. Xhelili nuk e ka pranuar ta ketë përdorur lokalin dhe ambientet e tij për shfrytëzim prostitucioni dhe as të ketë dijeni se është përdorur për prostitucion.

Ndërsa në gjykim ai e ka pranuar akuzën duke shprehur dhe pendim për veprimet e tij. Para gjykatës ka dhënë dëshminë e saj një nga vajzat e shfrytëzuara për prostitucion. Ajo ka thënë se: Ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale në këtë hotel kundrejt pagesës me klientë të ndryshëm. Ka deklaruar se i pandehuri ishte pronari i hotelit dhe i pyeste vajzat që ushtronin prostitucion nëse kishin fituar ndonjë të ardhur nga kjo veprimtari.

 

Pendesa

“Duke pasur parasysh faktin që i pandehuri ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendim për veprën penale të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, të parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, është i martuar, me dy fëmijë, si dhe në gjendje të vështirë ekonomike, kërkojmë që në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit ndaj të pandehurit Gjykata të vlerësojë këto rrethana lehtësuese të pranishme, duke e dënuar të pandehurin vetëm me kohën e paraburgimit”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes. Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar që i pandehuri të dënohej me 6 muaj burg për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.Shekulli

Tags: prostituta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.