FSHF alarmohet nga ekstradimi i Ballist Morinës: Do bëjmë të pamundurën për...

FSHF alarmohet nga ekstradimi i Ballist Morinës: Do bëjmë të pamundurën për ta ndaluar

139
0
Shares

FSHF ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Dubrovnik për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi. Federata i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Morinës në Serbi.

“FSHF është plotësisht e angazhuar t’i shkojë deri në fund një çështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një diçka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Federata ka nisur kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë çdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY