Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ Shkojnë bashkë ato, o timonier lundërthyer

29/07/2017
EMRAT/Kazanët mediatike sipas Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kjo loja e Edi Ramës se kush korrupton me shumë, sistemi apo njerëzit, më kujton atë anekdotën “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Kur donte ta shtrydhte sitemin dhe ta vinte të gjithin në shërbim të vetes, thonte se vetëm ai është problemi, por njerëzit “e shkret딑 nuk kanë faj. Edhe kur ata “fakirët” qëllonin të ishin bajlozë të babëzisë dhe kampionë të grabitjes së taksapaguesve shqiptarë.

Madje edhe kur ishin kapur në flagrancë me korrupsion në dorë, sërish ishin të amnistuar, për shkak të alibisë së sistemit.

Tani qe, edhe me ndihmën e Lulzim Bashës e ka vënë të gjithin nën thundër, thotë se janë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë, ndërkohë që sistemi është në rregull.

A thua se sistemi ka rënë nga qielli dhe njeriut thjesht i duhet pak kohë që të përshtatet, por nuk po e bën dot siç duhet.

Në fakt sa herë që i ndan të dyja, aq herë nuk ke ndërmend të ndreqësh dicka, por thjesht po kërkon të mjelësh edhe pikën e fundit të qumështit të korrupsionit, në të gjitha hallkat e sistemit. Sepse nuk ka asnjë reformë të përkryer, që do të ishte ilaçi çudibërës për të zhdukur si me magji semundjen e korrupsionit të administratës.

Po aq sa nuk e justifikon asnjëherë mungesa e ligjeve të mira epideminë e grabitjes së fondeve publike nga hordhia e hajduteve dhe e gjobvënësve të pushtetit. Të cilët, nën udhëheqjen tënde, sidomos në 4 vjetët e fundit, janë bërë të papërballueshëm.

Shkojnë të dyja bashkë ato, zoti kryeministêr! Reforma, nga njëra anë, dhe luftë pa kompromis ndaj të korruptuarve, në anën tjetër. Sa herë përpiqesh t’i ndash, aq herë na bien këmbanat e alarmit, që jo vetëm nuk e ke seriozisht, por më shumë se je duke u përpjekur të gënjesh trashë. Raportin një qeverie me korrupsionin nuk e përcakton në asnjë rast, as fantazia dhe, as intelekti i kryeministrit.

Sidomos në rastet e dëshpëruara kur perceptimi popullor është i tillë që qeveria konsiderohet si problemi më i madh dhe asnjëherë si zgjidhje. Dhe ky është fiks rasti ynë.

Është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, ajo që e përcakton. Mjafton që të shikojne se si sillet me fenomenin kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe korrupsioni, në mos do të zhduket, do të stopohet apo do të zvogëlohet.

Por unë nuk kam asnjë shpresë se ti mund ta bësh këtë, sepse nuk mund te jetë më shumë shqetësim një drejtor hipoteke, qoftë ky edhe i superkorruptuar, se sa, fjala vjen, një ministër që nënshkruan një konçension qindra milonësh. Apo edhe ndonjë drejtor i përgjithshëm, sado grykës dhe famëkeq qoftë ai, në raport me vetë kryeministrin, i cili është dispeçeri i të gjitha aferave dhe skandaleve të një qeverie të korruptuar.

Ndaj leri akrobacitë, Edi Rama, por mbaje drejt timonin, që ta kanë lënë, për të keqen e të gjithëve, ta drejtosh i vetëm! Mos dredho kot, herë duke treguar me gisht sistemin, e herë duke e bërë me dorë nga njerëzit!

Reformimi i shoqërisë është një proces dinamik, ku ndryshimet për mire ndodhin vetëm atëherë kur ka vullnet të fortë politik. I cili deri tani mungon krejtësisht, sepse ti nuk ke ndërmend të ndërtosh një sistem të korracuar antikorrupsion dhe as një administratë të përkushtuar, që i largohet përdite e më shumë tundimit dhe zakonit për të futur duart në xhepat e qytetarëve.

Ti thjesht do që të na vizatosh dhe ngjyrosësh fasadën e një Shqipërie, qe nuk ekziston në realitet, por që po përpiqesh të na e imponosh si të vertetë, thjesht dhe vetëm me iluzionin, se bota nuk ka rëndësi si është, mjafton që të dish ta paraqesësh.

Kjo nuk pi ujë askund, dhe Shqipëria nuk mund të jetë kurrësesi përjashtim.

 

Tags: astrit patoziEdi RamaLulzim Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.