Zjarri në Velipojë, Policia jep informacion zyrtar

Zjarri në Velipojë, Policia jep informacion zyrtar

88
0
Shares

Pas zjarrit në Velipojë sot, Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin e parë zyrtar.
Sipas saj, “në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.
Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dërgohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetasja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dërgohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bëjnë të mundur edhe evakuimin e banorëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY