Një tjetër dëshmi për ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme, duke lënë të plagosur disa persona.
Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e parë kur kanë parë tym e flakë të dilte nga lokali “Cavaliero” në katin e parë të kompleksit “Fishta”. Në dëshminë e tij ai thotë se dyshohet dhe për viktima megjithëse zyrtarisht kjo gjë nuk pohohet.
“Pamë tym te kompleksi ‘Fishta’. Nxituam të shikonim se çfarë po ndodhte, por nuk afroheshim dot. Kishte tym e flakë. Flitet se ka dhe viktima, dikush thotë se ka viktima. Lokali ‘Cavaliero’ ku ndodhi shpërthimi ka një personel të madh rreth 20 persona. Pamë 4- 5 veta me djegie. Pastaj erdhi policia dhe na largoi për sigurinë. Ende e shohim. Zjarri është shuar por ka tym e lëvizje. Kati i parë është bare dhe dyqane ndërsa 4 të tjerat janë hotel”, tha dëshmitari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/