Vlorë, policia ndjek shoferin që aksidentit, ja ku e ndalon

Vlorë, policia ndjek shoferin që aksidentit, ja ku e ndalon

111
0
Shares

Policia e Vlorës ka nisur ditën  sot duke ndjekur që në mëngjes në rrugët e qytetit, një shofer që shkaktoi një aksident në lagjen “Pavarësia” tek Akademia e Marinës dhe u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas ndjekjes, arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në Lungomare.
Mësohet se gruaja e lënduar është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Policia menjëherë pas kësaj është vënë në ndjekje të autorit dhe në Lungomare ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit A. L., 34 vjeç, banues në Vlorë si dhe shoqërimin e tij në Komisariat.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës
Më datë 28. 07. 2017, rreth orës 06:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen ”Pavarësia”, tek “Akademia e Marinës”’ një automjet tip “Renault”,  ka goditur shtetasen R. I., 76 vjeçe, dhe është larguar.
Policia menjëherë i është vënë në ndjekje ku  në vendin e quajtur “Lungomare”, ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit  A. L., 34 vjeç, banues në Vlorë.
E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë , të cilës i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore  për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY