VIDEO TRONDITËSE/ Nusja me burrin emigrant kapet ‘mat’ me të dashurin në...

VIDEO TRONDITËSE/ Nusja me burrin emigrant kapet ‘mat’ me të dashurin në sy të fëmijëve, vjehrri bën publike pamjet e tradhëtisë

383
0
Shares
Zef Nacaj

Tronditëse është historia e rrëfyer nga një i moshuar nga Kopliku. Që me gjithë burrninë dhe zakonin e malësorit ka vendosur të tregojë për tradhtinë dhe poshtërimin që po i bën nusja e djalit familjes dhe fëmijëve të saj.
Zef Nacaj nga Kamica e Koplikut tregoi sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se djali i tij Peri 32-vjeçar vendosi të emigrojë 4 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 fëmijët.
Prindërit dhe familjarët prej pak kohësh kanë konstatuar se nusja ka nisur një tjetër lidhje dashurie, por nuk është kjo drama që po përjetojnë. Ata kanë vërtetuar gjithashtu se ajo e ka bërë të dashurin pjesë të shtëpisë dhe kryen me të veprime të turpshme në sy të dy fëmijëve të vegjël 9 dhe 5 vjeç.
Në videon që ka sjellë vetë familja e burrit të saj dhe e publikon “BalkanWeb” duket momenti ku kunata hyn në dhomë dhe gjen nusen e vëllait në dhomë me të dashurin. E reja është pa të brendshme dhe fëmijët qajnë.
Pamje tronditëse!
Zef Nacaj thotë se pasi kanë vërtetuar gjithçka, madje kanë bërë dhe një video kanë vënë në dijeni familjarët e nuses dhe djalin për atë që po ndodhte. Gjithsesi në rolin e gjyshit ai thotë se e ka të pamundur të mbroje nipin dhe mbesën.
Ky skandal është denoncuar në institucione, por fëmijët vazhdojnë ende të jetojnë me nënën e cila sipas Zefit nuk mund ta luajë dot më këtë rol, raporton “BalkanWeb”.
Peri ndodhet shumë larg dhe për shkak të mungesës së dokumentacionit e ka të pamundur të vijë dhe të largojë nga ai ambient fëmijët e vegjël andaj Zef Nacaj bën apel që institucionet të reagojnë dhe të shpëtojnë mbesën dhe nipin e tij nga tmerri që po jetojnë çdo ditë.
“Në 13 korrik janë marrë me dhunë nga shtëpia e gjyshërve në Koplik. Ka ardhur policia dhe i ka marrë, mua më kanë shoqëruar në polici, kanë dhunuar vajzën dhe gruan time. Fëmijët plasën duke qarë e përfunduan në ambulancë”, ka treguar gjyshi i fëmijëve, duke u dridhur. Ai thotë se nusja e djalit nuk e meriton t’i ketë fëmijët dhe kërkon drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY