Artan Alimuçaj djali i ish-bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçaj do të qëndrojë në burg për të shlyer dënimin për pastrim parash.
Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e Artan Alimuçajt për pezullimin e dënimit.
Artan Alimuçaj është dënuar me 4 vite burg, ndërsa paraditen e 6 korrikut u arrestua nga Policia e Tiranës dhe tashmë ndodhet në qeli.
Sipas dënimit të Gjykatës dhe hetimeve të Prokurorisë, Artan Alimuçaj është përgjegjës për pastrimin e 1 milion dollarëve.
Por në një reagim të pak ditëve më parë, bashkëshortja e Artanit deklaronte se pas arrestimit qëndron ish-bosi i VEFA-s, Vehbiu i cili ka ndikuar që t’i arrestohej i shoqi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/