Këshilltarët e PD nuk morën pjesë në votimin kredive dhe kanë një...

Këshilltarët e PD nuk morën pjesë në votimin kredive dhe kanë një mesazh për mediat që servirin gjellët e prishura të Edi Ramës

98
0
Shares

Pasi në media u deklarua se këshilltarët e PD kanë hyrë në mbledhje për të votuar kreditë e buta dhe më pas janë larguar, PD-ja përgënjeshtron duke thënë se është lajm i pavërtetë. PD akuzon mediat se po servirin gjellët e gatuara nga Rama.
“Këshilltarët bashkiakë demokratë nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ata vetëm bënë një deklaratë në fillim të mbledhjes dhe pastaj e bojkotuan atë tërësisht. Lajmi se demokratët morën pjesë në votimin e dhënies së kredive për shtëpi është lajm i rremë i gatuar në kuzhinën e Edi Ramës dhe i përhapur nga veglat e tij në media, kamerierët e zellshëm që i shërbejnë publikut për ditë gjellët e prishura të Ramës”, thuhet në nj reagim të këshilltarëve demokratë.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi të mërkurën (26 Korrik) me 31 vota pro rritjen e çmimit të ujit për të gjithë konsumatorët, familjarë dhe biznese. Kuorumi i mjaftueshëm për këtë vendim u arrit me dy vota të këshilltarëve të LSI Agim Kraja dhe Genta Mezini.
Një ditë më pas 27 korrik, LSI i shpalli dezertor këta dy anëtarë, duke deklaruar se kanë vepruar privatisht për interesa të lidhura me kryebashkiakun Veliaj dhe në kundërshtim me vendimin e partisë që ishte kundër rritjes së çmimit të ujit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY