Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon Kryemadhi ende pa marrë ndëshkimin e Ramës në Hipoteka

27/07/2017
Monika Kryemadhi: Rama jobesnik, kam pasur frikë për koalicionin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot pasdite se partia që drejtohet prej saj do të jetë opozitë ndaj cdo pushteti që përpiqet të vjedhë apo të abuzojë, ndërkohë që ende Kryeministri Rama nuk kishte lajmëruar shkarkimin e të gjithë drejtorëve të hipotekave që i përkasin LSI.

“Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!

Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë. Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!”, ka deklaruar Kryemadhi ndërkohë që pak orë më parë janë përjashtuar nga grupi i këshilltarëve të LSI dy anëtarë të tiju për shkak se trafikuan votën në favor të rritjes së çmimit të ujit në Tiranë.

Pak më herët Kryemadhi ka replikuar edhe më kryetarin e PD-së, Lulzim Basha pasi ky i fundit akuzoi LSI për biznes me çmimin e ujit.

“Vendimi i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë ishte qëndrimi dinjitoz i një force politike, që jo vetëm bën opozitë, por është rreshtuar haptas në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD dhe me duhet t’i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësitë. Së dyti, dua t’i them zotit Basha se këshilltarët e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy këshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qendrimi i LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI. Me mbështetjen e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij të afërt Edi Ramës, u persekutuan dhe pushuan nga puna me dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të LSI”, ka komentuar Kryemadhi.

Po sot Kryeministri Rama shkarkoi të gjithë drejtorët e hipotekave në vend, drejtorë që ishin caktuar në ato poste nga LSI përmes drejtorit të përgjithshëm dhe ministrit të Drejtësisë që i përkisnin LSI.

Tags: Bashakryemadhi. rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.