EMRI & FOTO / Apeli i Durrësit ndryshon masën e sigurisë, rikthen...

EMRI & FOTO / Apeli i Durrësit ndryshon masën e sigurisë, rikthen në burg “zotin e drogës”

87
0
Shares

Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Alket Hatijan, i ashtuquajturi “zoti i drogës” që u kap në Berat pak kohë më parë i fshehur në një bunker.
Mësohet se pasi e liroi, Apeli ka vendosur “Arrest me burg” për Alket Hatijan.
Hatija 45-vjeçar, me banim në Durrës u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku është dënuar me 20 vjet burgim.
Sipas policisë, Gjykata e Apelit/Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30. 09. 2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet art. 110, art. 73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY