DETAJE/ Vrasja e kuzhinierit në Borsh, zbardhet motivi

DETAJE/ Vrasja e kuzhinierit në Borsh, zbardhet motivi

101
0
Shares
Premtim Bega, viktima

Konflikti për pronën është pista kryesore që po hetohet për vrasjen që ndodhi në Borsh.
Një nga të prangosurit dyshohet se ka pasur një konflikt më herët për këtë motiv me një nga personat e përfshirë në sherr.
Tre të arrestuarit po mbahen në komisariatin e Sarandës dhe ende nuk kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen.
Burime nga grupi hetimor thanë se nuk përjashtohet edhe pista e një konflikti të çastit.
Ronaldo Shehu, Thanas Hodo dhe Xhonatan Muco i zunë pritë në mes të natës 31-vjeçarit Premtim Bega dhe shokëve të tij.
Debati që nisi në rrugën e fshatit Borsh çoi në përplasjen me thika duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur.
Këta të fundit ndodhen në spital dhe nuk paraqesin deri tani rrezik për jetën.
Policia me FNSH arrestoi autorët brenda disa orëve autorët e krimit të cilët po arrastisen në malet e fshati Kudhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY