Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Astrit Patozi ka një këshillë për Jemin Gjanën

27/07/2017
Grupi “anti-Basha”, takim në Vlorë, Patozi: Po të kisha marrë pjesë në garën e PD-së, do të ishim dy Selamë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka vijuar edhe sot të theksojë manipulimin votave në zgjedhjet brenda PD-së, sipas tij, ndërsa ka kërkuar nga kreu i komisionit të zgjedhjeve, Jemin Gjana të ruajë pozicionin e gjyqtarit të zgjedhjeve dhe të mos marë anë.

Patozi në një postim në rrjetet sociale thekson se askush nuk mund të gëzojë një votë të manipuluar.

 

 

Komenti i Patozit:

Manipulimet dhe deformimet flagrante të votës nuk i ka gëzuar askush në Shqipëri. Në të gjitha llojet e zgjedhjeve. Si kur kemi qenë ne në pushtet, ashtu edhe kur kanë “fituar” socialistët.

E kujtova këtë histori, pasi shoh se Lulzim Basha po përpiqet më kot ta lërë të harrohet farsën e 22 korrikut për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Janë tashmë të provuara rastet e rënda të Vlorës, Korçës dhe Durrësit, ku rezulton se janë hedhur ne kuti më shumë se dyfishi i fletëve të atyre që kanë shkuar të votojnë. Por këto nuk kanë qenë raste të izoluara, sepse ajo ka qenë epidemi kombëtare.

Të kërkosh ta fshehësh këtë flamë me iluzionin se shqiptarët janë me pushime dhe nuk e kanë shumë mendjen tani, është teprim i madh. Sepse opozita nuk mund të jetë në asnjë rast me pushime. Nuk e ka këtë luks. Me vakanca le të shkojë qeveria, por ndoshta edhe ata që e ndihmuan Edi Ramën që të jetë sot politikani më i relaksuar, megjithëse ka qeverisur shumë keq.

Në këtë përpjekje të dëshpëruar për të fshehur kokën në rërë nuk ndihmon as protagonizmi i Jeminit. Madje, ai bën të kundërtën, i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit.

Jo thjesht për cilësinë e ligjërimit, sepse ajo nuk habit askënd dhe ka pak rëndësi. Fakti që ai ka qenë njësoj si dikush tjetër nxënës i mirë në fillore apo që dikush nga ne nuk paska qarë sa duhet kur atë e hoqën nga lista e 2013-ës, nuk e bëjnë më të mirë farsën e 22 korrikut.

Dikush duhet t’i thotë Jeminit se gjyqtari nuk flet asnjëherë, nese do që ndeshja të mos quhet e trukuar. Dhe ai nuk ishte gjyqtar i thjeshtë, por kryegjyqtar i Lulzim Bashës. Fakti që ai mendon se duke sulmuar kritikët e kryetarit po hap kutinë e zezë të Partisë Demokratike, është mjerimi dhe faqja e zezë e Lulzim Bashës dhe e gjithë procesit farsë të 22 korrikut.

Dhe është gjithashtu një arsye më shumë se përse demokratët e nëpërkëmbur e kanë detyrim që të ngrihen e të marrin në dorë fatin e partisë së tyre. Vetëm gara reale sjell bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike. Kjo ka për të ndodhur shpejt.

Tags: astrit patoziBashajemin gjana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.