Vrasja e babait polic, zbardhet dëshmia e motrave: Vëllai me babanë debatonin...

Vrasja e babait polic, zbardhet dëshmia e motrave: Vëllai me babanë debatonin ndonjëherë, por…

86
0
Shares

Policia ka marrë në pyetje familjarët e 21-vjeçarit që vrau babanë në Bathore, tri ditë më parë, dhe plagosi nënën e tij. Dëshmitarët e parë të pyetur kanë qenë dy vajzat e viktimës, njëherësh motrat e autorit të ngjarjes tragjike, shkruan “Panorama”.
Pas arrestimit të autorit të krimit në familje në Tiranë dhe në pamundësi për të zbardhur motivin e saktë të ngjarjes, për shkak të gjendjes psikologjike të të dyshuarit, të afërmit kanë deklaruar se nuk e prisnin atë që ka ndodhur.
Tentativa për të marrë dëshminë e të plagosurës, Nurie Metallari, ka dështuar për hetuesit, pasi ajo vijon të jetë në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës.
Për këtë arsye, u janë marrë deklarime dy vajzave të saj e të viktimës, të cilat pavarësisht se ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, nuk kanë arritur të shohin se çfarë ka ndodhur.
Burime nga grupi hetimor thanë se motrat e autorit të krimit në Bathore, Nerjada dhe Ava Metallari, kanë deklaruar se babai e vëllai i tyre nuk kishin pasur probleme më parë. Sipas tyre, ata kishin debatuar ndonjëherë, por debatet mes tyre ishin si në çdo familje tjetër.
Askush nuk e mendonte se mes tyre do të ndodhte ndonjë konflikt i tillë, që mund të arrinte deri në përdorimin e armëve dhe, aq më tepër, vrasjes. Dy vajzat kanë qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike gjatë dëshmisë dhe nuk kanë arritur të japin më shumë detaje që të ndihmojnë në zbardhjen e motivit të krimit.
“Ne ishim në shtëpi kur ndodhi ngjarja, por nuk pamë asgjë. Nuk e dimë se për çfarë arsyesh kanë debatuar. Vetëm kur dëgjuam krismat, dolëm me nxitim për të parë çfarë kishte ndodhur, por ishte shumë vonë, gjithçka kishte mbaruar”, kanë deklaruar dy motrat e autorit të krimit në familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY