VIDEO/ Shanset për azil janë zero, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 31 shqiptarë

VIDEO/ Shanset për azil janë zero, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 31 shqiptarë

108
0
Shares

Ditën e sotme janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika 31 shtetas shqiptarë, me qëndrim të parregullt në këto 2 vende.
Në operacion mori pjesë Franca si vendi organizator, Belgjika si vend përfitues, dhe Policia Shqiptare si mbështetëse, me financim të agjencisë FRONTEX. Të riatdhesuarit ishin të vendosur në qendrat e ndalimit administrativ, që presupozon se kthehen të detyruar dhe jo me dëshirë, dhe se ndaj tyre ka një vendim që i detyron të largohen nga territori francez.
Sipas Drejtoreshës së Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj shanset për azil janë zero. “Sot jemi në Aeroportin e Rinasit për të pritur shtetasit Shqiptarë që janë riatdhesuar nga autoritetet Franceze, për shkak të refuzimit të kërkesave të tyre për azil, dhe kjo tregon se të gjitha shtetet në vendet e Bashkimit Europian në mënyrë të prerë refuzojnë kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil. Asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për t’i fituar këto janë zero. Apelojmë të gjithë shtetasve Shqiptarë që të mos marrin iniciativa të tilla të cilat harxhojnë mijëra euro dhe janë të dështuara. Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil duke vënë përpara ligjit shkelësit. Policia shqiptare po bashkëpunon ngushtësisht edhe me autoritetet Franceze dhe me të gjithë vendet e Bashkimit Europian, po kryen hetime intesive me qëllim të vënies para drejtësisë të personave që shpërdorojnë detyrën, abuzojnë me detyrën duke mashtruar shtetasit Shqiptar e duke iu dhënë atyre dokumente ose vërtetime të falsifikuara me qëllim përfitimi në azil, dhe e gjithë kjo u konfirmua dhe në takimin që autoritetet shqiptare patën javën e kaluar me autoritetet franceze të Ministrisë së Brendshme”, tha ajo.

Rinas- 31 të riatdhesuar nga Franca e Belgjika, me qëndrim të parregullt- Drejtorja e Kufirit: "Shanset për azil janë zero, shkelësit do përballen me ligjin"Janë riatdhesuar sot nga Franca dhe Belgjika 31 shtetas shqiptarë, me qëndrim të parregullt në këto 2 vende. Fluturimi me avion të posaçëm nga Franca. Në operacion mori pjesë Franca si vendi organizator, Belgjika si vend përfitues, dhe Policia Shqiptare si mbështetëse, me financim të agjencisë FRONTEX.Të riatdhesuarit ishin të vendosur në qendrat e ndalimit administrativ, që presupozon se kthehen të detyruar dhe jo me dëshirë , dhe se ndaj tyre ka një vendim që i detyron të largohen nga territori francez.Prononcimi i Drejtores së Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj: – "Sot jemi në Aeroportin e Rinasit për të pritur shtetasit Shqiptarë që janë riatdhesuar nga autoritetet Franceze, për shkak të refuzimit të kërkesave të tyre për azil, dhe kjo tregon se të gjitha shtetet në vendet e Bashkimit Europian në mënyrë të prerë refuzojnë kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil.Asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për t'i fituar këto janë zero.Apelojmë të gjithë shtetasve Shqiptarë që të mos marrin iniciativa të tilla të cilat harxhojnë mijëra euro dhe janë të dështuara.Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil duke vënë përpara ligjit shkelësit. Policia shqiptare po bashkëpunon ngushtësisht edhe me autoritetet Franceze dhe me të gjithë vendet e Bashkimit Europian, po kryen hetime intesive me qëllim të vënies para drejtësisë të personave që shpërdorojnë detyrën, abuzojnë me detyrën duke mashtruar shtetasit Shqiptar e duke iu dhënë atyre dokumenta ose vërtetime të falsifikuara me qëllim përfitimi në azil , dhe e gjithë kjo u konfirmua dhe në takimin që autoritetet shqiptare patën javën e kaluar me autoritetet franceze të Ministrisë së Brendshme.

Posted by Policia e Shtetit on 26.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY