VIDEO/ Lulzim Basha takimi me grupin e PD, shpalos vizionin për aksionin...

VIDEO/ Lulzim Basha takimi me grupin e PD, shpalos vizionin për aksionin politik opozitar

93
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot pas mbledhjes me Grupin e ri Parlamentar të PD-së se “ne garantojmë një opozitë të sigurt, ku mirëpresim këdo që të bëjë opozitë dhe jo pazar-opozitë”.
Basha vuri në dukje se PD-ja do të synojë kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Kreu i opozitës në mbledhjen e parë me deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit iu ka dhënë atyre disa porosi të qarta.
Ai ka deklaruar se të gjithë së bashku do nisin një tur special në të gjithë vendin.
“S’kemi asnjë vizion, asnjë të përbashkët me PS. Do bëjmë opozitë frontale. Nuk ka asnjë kompromis dhe asnjë flirt me Ramën”, mësohet të ketë thënë ai.
Mësohet gjithashtu se Basha gjatë fjalës së tij ka futur në një thes PS dhe LSI. Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeopozitari ka deklaruar të mos ketë asnjë marrëveshje tjetër me Ramën.
“Rama përfaqëson të keqen. PS dhe LSI janë njësoj. Ne jemi opozita dhe do denoncojmë çdo gjë”, mësohet të ketë thënë ai.
Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen e 18 majit të arritur me kryeministrin Rama, për të cilën është shprehur se ishte vetëm për zgjedhjet dhe nuk funksionoi.
Nisur nga kjo, Basha ka pranuar se nuk ka asnjë marrëveshje tjetër me të duke shtuar se, “Marrëveshja e 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve. Asnjë marrëveshje tjetër nuk ka. Misioni i gjithsecilit është bashkimi”.
Ministrat teknikë kanë përgatitur tashmë raportet për ditët që kanë qenë në detyrë pas marrëveshjes Rama-Basha. Ndërkaq, ata kanë bërë gati edhe dorëheqjet e tyre. Këtë e ka bërë publike mw tej sot, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, pas takimit që ka zhvilluar me grupin e ri parlamentar të kësaj force politike dhe krerët e degëve në rrethe.
Sakaq, kryedemokrati Basha ka theksuar se forca politike që ai drejton është gati të bëjë opozitë të fortë.
“Vizioni dhe vlerat tona na bashkojnë me shumicën e qytetarëve në emër të të cilëve do të bëjmë opozitë të fortë. Në qershor dhe korrik 20 mijë shqiptarë janë larguar duke kërkuar azil në vendet perëndimore, çka tregon se në qeverisjen e Ramës nuk jetohet.
Ne do të denoncojmë të gjitha rastet që vështirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë.
Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë. Ministrat kanë bërë gati dorëheqjet e tyre”, tha Basha.
Basha tha ndër të tjera se PD do dalë edhe me një analizë dhe reflektim të thellë për humbjen, por sipas tij misioni aktual është për një opozitë reale dhe të fortë.
“Analiza bëhet në dy nivele, jo në nivelin sovjetik, por në nivelin e analizimit të fakteve. PD do dalë përmes një reflektimi të thellë dhe ju ftoj të gjithëve të mbajmë vëmendjen tek ajo që ka nevojë Shqipëria sot. Pra tek një opozitë reale dhe e fortë”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i gatshëm për të bërë opozitë të fortë, si dhe për të ngritur zërin ndaj shqetësimeve dhe problemeve me të cilët përballen qytetarët shqiptarë. Pas një takimi që ka zhvilluar me grupin e ri parlamentar të PD-së, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, si dhe krerët e degëve në rrethe, Basha i ka bërë ftesë partive të tjera të bashkohen për të bërë opozitë të fortë ndaj qeverisë Rama.
Në deklaratën për mediat, Basha tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha partitë, edhe me LSI, por ai thekson se:
“Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY