Strukturat e drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, janë arrestuar për vepra të ndryshme penale 11 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas dhe 3 shtetas janë shpallur në kërkim.
Më konkretisht
Janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim
F. F., vjeç 27, banues në fshatin Guraj, M. M., vjeç 23, banues në fshatin Guraj e Saimir A. O., vjeç 19, banues në fshatin Karkavec, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë. Nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.
D. I., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi më datë 17.07.2017, në Dibër, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targë AA 797 DG, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për verifikim dokumentacioni dhe është larguar duke braktisur mjetin. Neni 242 i Kodit Penal.
Janë arrestuar për vepra të ndryshme penale shtetasit
A. I., vjeç 65, banues në fshatin Isufmuçaj Tiranë, pasi në fshatin Isufmuçaj, në punishten e tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
E. Q., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në dyqanin “BE-SO” sh. p. k., në pronësi të shtetasit Besnik Pëllumb Hoxha, vjeç 05.09.1979, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, ka vjedhur një kondicioner me vlerë 40.000 lek. Neni 134 i Kodit Penal.
V. D., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua 2.6 gr, lëndë narkotike, e dyshuar si “Cannabis Sattiva”. Neni 283/1 i Kodit Penal.
N. R., vjeç 31, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën dytësore Golem-Kavajë, në afërsi të fshatit Qerret, i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1.6 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Xh. D., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në stacionin e policisë Golem, në bagazhin e mjetit tip “Seat”, pronë e shtetasit L. L., vjeç 19, banues në Tiranë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 28.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283/1 (Xh.) dhe 300 (L.) të Kodit Penal
E. C., vjeç 37, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Porsche”. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 291 i Kodit Penal.
A. H., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin autobus tip “Iveko”, ka aksidentuar biçiklitistin B. B., vjeç 52, banues në Tiranë, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 290 i Kodit Penal.
D. Gj., vjeç 45, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 367 PK, ka aksidentuar këmbësorin G. D., vjeç 27, banues në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
A. S., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.
I. K., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi tek sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.
M. B., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi tek bulevardi “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Shervolet” në gjendje të dehur. Gjatë shoqërimit shtetasi M. B., ka kundërshtuar të bëjë testin e alkoolit dhe ka fyer punonjësit e policisë. Nenet 291, 242 dhe 236 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/