Rritja e çmimit të ujit, PD “i hedh dorashkën” LSI: Të bojkotojmë...

Rritja e çmimit të ujit, PD “i hedh dorashkën” LSI: Të bojkotojmë Këshillin Bashkiak, të mos bëhet kuorumi

85
0
Shares

Partia Demokratike fton LSI-në të bojkotojnë seancën e sotme të këshilli bashkiak të Tiranës, ku do të shqyrtohet dhe hidhet në votim propozimi i Bashkisë së Tiranë për rritjen e çmimit të ujit me 44%.
Kreu i grupit të këshilltarëve të PD, Leonard Olli bëri thirrje që të bojkotet mbledhja e këshillit bashkiak.
“Koncesioni për shkollat, i qëndrojmë qëndrimit të LSI, por gjykojmë se nëse bashkë nuk do arrijmë të pengojmë këtë votim, do jetë një dëm i madh që i bëjmë interesit publik qytetar.
Për arsye kuorumesh, është më mirë që kjo mbledhje të bojkotohet, në mënyrë që interesat mafioze të Veliajt të bllokohen.
Të bllokojmë kalimin e këtij akti famëkeq të bashkisë së Tiranës.
I bëj apel publik jo vetëm kolegëve të LSI, por edhe të forcave të tjera përfshirë PS që të mos bëhen pjesë e këtij akti mafioz”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY