Hije dyshimi mbi privatizimin e UKT-së – Rritja e çmimit të ujit...

Hije dyshimi mbi privatizimin e UKT-së – Rritja e çmimit të ujit për llogari të klientëve të Erion Veliajt

107
0
Shares

Një vit më parë, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ishte në diskutime me një kompani kineze për privatizimin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT). Ai nuk dha asnjë detaj dhe asnjë informacion tjetër në lidhje më ketë proces, sa që u mendua se ajo ishte një manovër propagandistike.
Portali Exit.al shkruan se pohimi i Veliajt është i vërtetë, ai ka qenë duke diskutuar a negociuar për shumë muaj me një kompani të paidentifikuar kineze për privatizimin e ujësjellësit. Nuk dihet se cila është kjo kompani, nuk dihet si është kontaktuar ajo, dhe nuk dihet se mbi çfarë baze janë bërë diskutimet çdo gjë është bërë në mënyrë ekstra-institucionale dhe ekstraligjore, pa vendim-marrje formale, pa asnjë një plan apo strategji zyrtare, duke ngjallur dyshime serioze për një tentativë klienteliste dhe korruptive.
Si pjesë e bisedimeve Kryebashkiaku Veliaj udhëtoi në fund të tetorit 2016 në Kinë dhe zhvilloi bisedime me kompaninë.
Por, pavarësisht përpjekjeve të Veliajt, Exit.al ka mësuar se kompania kineze nuk ka pranuar të konsiderojë më tej blerjen e UKT-së, për shkak të keqmenaxhimit dhe gjendjes së varfër financiare të saj, ndër të tjera për shkak të mosmbledhjes së detyrimeve të faturuara. Kjo gjendje financiare është dëshmuar zyrtarisht nga mos certifikimi i bilanceve të UKT-së nga auditorët ndërkombëtarë të kontraktuara për auditimin e saj.
Është e arsyeshme të mendohet se pas këtij dështimi, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të kënaqë kinezët apo këdo që fshihet pas tyre duke ndërmarrë veprimin që do të rriste menjëherë dhe pa asnjë kosto të ardhurat dhe fitimet e kompanisë. Kjo zgjidhje është dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët. Ky dyfishim do të rriste rreth 5 herë fitimet e kompanisë, fitime të garantuara për shkak të monopolit të UKT-së mbi një mall jetik si uji.
Kështu, Veliaj i garanton çdo blerësi potencial fitime të majme pa asnjë kosto. Madje kjo manovër do të bënte të mundur që UKT të privatizohej pothuajse falas, pasi privatizimi do të bazohej mbi bilancet e vjetra, duke e bërë blerjen e saj një biznes të jashtëzakonshëm për këdo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY