FOTO FAKT/ Erion Veliaj para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve – Si ndryshoi...

FOTO FAKT/ Erion Veliaj para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve – Si ndryshoi fjalët kryebashkiaku për çmimin e ujit

108
0
Shares

“Do rrisim investimet pa rritur çmimin e ujit, kapaciteti i Bovillës do shtohet me 30%”.
Kështu do të shprehej kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë analizës së punës së UKT më datë 1 shkurt të këtij viti. Kjo deklarata është bërë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit kur premtonte se UKT me paratë e mbledhura do të bëjë investime.
“Një administrim më i mirë i ndërmarrjes e nxori atë me fitim për herë të parë në 25 vjet. Mund të ketë shumë njerëz që thonë nëse jemi me fitim, pse s’kemi ujë 24 orë? Sepse krahasuar me këtë fitim, investimet e kryera nga UKT janë shumëfishuar. Por, besoj se është lajm i mirë që fitimet i përkthejmë në investime, sigurisht duke ruajtur çmimin e ujit që kemi sot”, tha kryebashkiaku Tiranës.
Më tej ai do të shprehej se, “një nga investimet më imediate që do të bëjë Bashkia është ajo në impiantin e Bovillës, e cila do rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të Tiranës me afro 30%.
Veliaj shtoi se në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor është e nevojshme që të realizohet një masterplan edhe për ujin, në mënyrë që të përcaktohen zonat se ku duhet të jenë investimet më të mëdha për të shmangur çdo investim të gabuar”.

Po sot?
Një muaj pasi mbaruan zgjedhjet kryebashkiaku i gëlltiti të gjitha ato që ka deklaruar në shkurt dhe kërkon që për të bërë investimet të rritet çmimi i ujit.
“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Nëse duam 24 orë ujë të pijshëm, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën.
Na duhet një kredi prej rreth 120 milionë euro, ndërsa një pjesë tjetër të investimeve do të përballohen me të ardhurat e vet UKT-së. Janë parashikuar 10 milionë euro investim në shtimin e burimeve të ujit. 5 milionë të tjera në përpunimin dhe filtrimin e tij dhe 50 milionë euro do të investohen në sistemin e transmetimit për të siguruar që uji të arrijë nga burimet në rrjetin e shpërndarjes më shumë dhe me kosto më të ulët.
Ne duhet t’u themi qytetarëve që nuk do zgjedhim të ecim me këtë ritëm breshke për 45 vjet, por të kemi guxim dhe të sigurojmë ujin e pijshëm. Po flasim për rritje 20 lekë, më pak se një gazetë”. Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY