EMRI & FOTO/ Gjykata “burgos” në Psikiatri, vrasësin e prindërve të tij

EMRI & FOTO/ Gjykata “burgos” në Psikiatri, vrasësin e prindërve të tij

76
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën për “shtrim në spital” ndaj Leo Nikës, i cili para një muaji vrau me çifte dy prindërit e tij në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.
Sipas ekspertizës, 29-vjeçari ka shfaqur probleme mendore dhe për këtë shkak, Krimet e Rënda kanë urdhëruar shtrimin e përkohshëm në psikiatri të Leo Nikës.
Pas një sherri në familje, ai vrau me çifte prindërit Ali Nika 70 vjeç dhe Jenije Nika 66 vjeç. Leo Nika u kishte kërkuar prindërve një shumë parash që të ikte sërish në Itali, ku kishte punuar për disa vite dhe ishte kthyer. Por, për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të familjes, ata refuzuan t’i jepnin para, çka shkaktoi edhe tragjedinë.
Disa orë para ngjarjes së rëndë, 29-vjeçari kishte konsumuar gjatë natës një sasi të konsiderueshme medikamentesh. Ai ndodhej vetëm me prindërit në momentin ku kreu krimin, ndërsa bashkëshortja me vajzën e tij kishte shkuar tek prindërit e saj prej një jave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY