DOSJA & EMRAT/ Prokuroria dërgon për gjykim tre trafikantë të 1.2 tonë...

DOSJA & EMRAT/ Prokuroria dërgon për gjykim tre trafikantë të 1.2 tonë kanabis

92
0
Shares
Foto Ilustruese

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, nisur nga referimi i Policisë së Shtetit, gjykata ka caktuar masën e sigurimit ‘arrest në burg’ për disa person , të dyshuar se po përgatiteshin të trafikonin mbi 1.2 ton lëndë narkotike kanabis sativa nga Vlora në drejtim të Italisë, në dt. 23.12.2016.
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se më datë 23. 12. 2016 nga ana e punonjësve të policisë së kufirit dhe migracionit Vlorë gjatë patrullimit që ata kryenin në breg të detit mes stacionit te policisë kufitare dhe molit qe shërben për ankorimin e anijeve ne Petrolifere është konstatuar një automjet. Në momentin që është afruar policia, personat që kanë qenë në mjet janë larguar me shpejtësi duke lënë mjetin e braktisur.
Në momentin që janë afruar te mjeti forcat e policisë kanë konstatuar se mjeti ishte një kamion tip frigoriferik, ku pranë tij në tokë janë gjetur pako të mbështjella me natriban. Gjithashtu është vënë re se dhe në brendësi të automjetit ka patur pako të tjera të mbështjella me natriban. Fillimisht për shkak të karakteristikave të pakove të gjetura të cilat janë sekuestruar më pas me cilësinë e provës materiale është dyshuar se në to, të gjendeshin lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga ana e forcave të policisë janë kryer veprimet e para hetimore me iniciativë duke u sekuestruar lënda e dyshuar si narkotike. Në afërsi të mjetit të ngarkuar me lëndë narkotike janë gjetur dhe dy mjete të tjera. Në mjetin kamion janë gjetur 116 pako të mbështjella të cilat pas peshimit rezulton të kenë peshën 1240 kg e 100 gramë.
Duke qenë se në afërsi të mjetit tip kamion është gjetur një karelë që transporton mjete ne det, çështja është regjistruar për veprën penale të Trafikimi i Narkotikëve mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim sipas parashikimeve të nenit 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në vijim të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda ka evidentuar disa persona të dyshuar si pjesëmarrës në këtë aktivitet të paligjshëm dhe ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda caktimin e masës së sigurisë për personat e dyshuar, kërkesa e cila është pranuar nga gjykata.

Në zbatim të masave të sigurimit, nga ana e Policisë së Shtetit janë arrestuar shtetasit:

1. Fatmir Face

2. Saimir Osmria

3. Murat Marta

Ndërkohë që po vijojnë hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY