DETAJE/ Vrasja në Borsh, arrestohen edhe dy autorët e tjerë

DETAJE/ Vrasja në Borsh, arrestohen edhe dy autorët e tjerë

97
0
Shares

Tre persona janë vënë në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Borsh të Sarandës, pak pas mesnate. Fillimisht është arrestuar një 19-vjeçar nga Vlora si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Premtim Bega, pas një sherri me thika.
Tre personat e arrestuar janë R. Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë, N. H., 20 vjeç dhe Xh. M.
Viktima e konfliktit mes dy grupeve ishte 31-vjeçari Premtim Bega nga Borshi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Sarandës
Në datë 26.7. 2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasi: 
P. B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.
E. O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
D. K., 24 vjeç, banues në Borsh
E. M, 23 vjeç, banues në Borsh. Këta dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin R. Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të dyshuar N. H., 20 vjeç dhe Xh. M.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale parashikuar nga nenet 79 /dh, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY