DETAJE/ Shkodër, Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekje të kolegut të tyre

DETAJE/ Shkodër, Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekje të kolegut të tyre

97
0
Shares

Policia e Shkodrës ka zbardhur aksidentin me pasojë vdekje, të një punonjësi të Policisë.
Duke dhënë detaje për këtë aksident, Policia sqaron se ka humbur jetën një 60-vjeçari Preke Kokli, ndërsa është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë i përfshirë në aksident, Përparim Papa.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës
Në datë 26. 07. 2017, rreth orës 01:10 në segmentin rrugor Velipojë – Shkodër, në fshatin Mali Kolajve, Policia u njoftua se kishte ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip “Opel”, me  targa AA 798 FI me drejtues mjeti Përparim Papa, i cili ishte përplasur me mjetin motoçikletë tip “Yamaha” me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.
U arrestua në flagrancë shtetasit Përparim Papa, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY