Tiranë, djali me ndihmën e gruas dhunonte prindërit e tij

Tiranë, djali me ndihmën e gruas dhunonte prindërit e tij

97
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në Tiranë ku një burrë dhe një grua, përkatësisht të moshës 50 dhe 58 vjeç, të identifikuar me inicialet A. H., dhe L. H., kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj shtetasve B. H., dhe V. H., 87 dhe 77 vjeç, që janë prindërit e burrit dhunues dhe vjehrri dhe vjehrra e nuses dhunuese.
Pas dhunës sistematike të raportuar policia ja ka referuar materialet hetimore Prokurorisë së Tiranës, ku të moshuarit kanë fituar tashmë urdhrin e mbrojtjes.

 
Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A. H., dhe L. H., vjeç 50 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtrojnë dhunë fizike ndaj prindërve (vjehrrit) B. H., e V. H., vjeç 87 e 77, të cilëve u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY