Mort në familjen Metallari, flasin të afërmit dhe fqinjët: Jemi shokuar, që...

Mort në familjen Metallari, flasin të afërmit dhe fqinjët: Jemi shokuar, që kur u kthye djali nga Anglia…

84
0
Shares

Hapen dyert e mortit në familjen Metallari në Bathore, ku dje djali 21-vjeçar vrau me armë babanë e tij polic dhe plagosi nënën, që hyri të ndante sherrin.
Të afërmit dhe fqinjët e familjes Metallari janë shokuar nga ngjarja e djeshme, pasi për ta është e pabesueshme që Mirald Metallari të arrijë të qëllojë ndaj prindërve të tij.
Sipas tyre ai ishte një djalë i qetë, që nuk kishte bërë debate e sherre asnjëherë më parë, me asnjë person, qoftë në familje, qoftë në lagjen ku banonte. Megjithatë, sipas tyre, që pasi e kthyen nga Anglia, sjellja e tij kishte ndryshuar.
Nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja agresiviteti, përkundrazi ishte mbyllur edhe më shumë në vetvete.
“Miraldi ishte djali i vetëm i Miftarit. Asnjëherë nuk ishte ankuar për të dhe as ne nuk kishim dëgjuar ndonjëherë që ai të kishte shfaqur shenja agresiviteti. Ishte djalë i qetë, nuk bënte debate e sherre asnjëherë me njeri. Që pasi u kthye nga Anglia u mbyll edhe më shumë në vetvete, por asnjëherë nuk na e merrte mendja që mund të arrinte deri këtu. Jemi të gjithë të shokuar nga ajo që ka ndodhur”, shprehen disa prej familjarëve të viktimës.
Të njëjtin fakt konfirmojnë edhe disa miq të 21-vjeçarit, që po ashtu tregojnë se ai ishte shumë i qetë dhe asnjëherë nuk përfshihej në sherre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY