Hoteli i sekuestruar, Apeli rikthen për rishqyrtim çështjen

Hoteli i sekuestruar, Apeli rikthen për rishqyrtim çështjen

108
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kthen për rigjykim një tjetër dosje të bujshme që ka lidhje me pasuri që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal.
Bëhet fjalë për një resort në Vlorë, të konfiskuar sipas ligjit “Antimafia” me vendim gjyqësor nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda, por që sipas shkallës së dytë, duhet të shqyrtohet nga fillimi në mënyrë që të dëgjohen të gjitha palët.
Vendimi e ka gjetur në befasi prokurorinë që nga ana e saj këmbëngul se hoteli pesëkatësh i dy vëllezërve Brahimaj dhe që është i regjistruar në emër të babait të tyre, Shpetim Brahimaj, është ndërtuar me para droge. Kjo pasuri llogaritet të vlejë 1.5 milionë euro, të ardhura që nuk justifikohen nga i moshuari Shpëtim Brahimaj.
Të dy djemtë e tij, Isuf Brahimaj dhe Ermal Brahimaj nga vendimet e depozituara prej organit të akuzës rezultojnë të dënuar jashtë vendit për çështje droge.
Njëri prej tyre, Isuf Brahimaj, u ekzekutua në qytetin e Vlorës në verën e  vitit 2014 me një minë të telekomanduar, ndërkohë që djali tjetër, Ermal Brahimaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge.
Ky është vendimi i dytë nga Gjykata e Apelit që rrëzon vendime të Shkallës së Parë, pas kthimit të pasurive të një tjetër të dënuari, pasuritë e të cilit ishin objekt i ligjit “Antimafia”.  TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY