Basha: Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, veprim kriminal ndaj qytetarëve...

Basha: Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt

91
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur rritjen e çmimit të ujit të pijshëm si veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt
Sipas Bashës Rama Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverisjes së tij.
“Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.
Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverisjes së tij.
Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtij vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Rama e Veliaj”, reagon kreu i PD-së Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY