Makina përplas fëmijën, 7-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Makina përplas fëmijën, 7-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

104
0
Shares

Një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është përqasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Borsh, ku E. H., 40 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur me makinë një fëmijë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Shoferi 40-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka goditur një djalë të vogël, L. R., 7 vjeç banues në Borsh, teksa ky i fundit po kalonte rrugën.
Për shkak të dëmtimeve serioze të marra, i mituri është transportuar spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, i dyshuari u arrestua nga policia nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY