Kukës, dy sulme në tre ditë nga ariu, 73-vjeçari humb njërin sy

Kukës, dy sulme në tre ditë nga ariu, 73-vjeçari humb njërin sy

1410
0
Shares

Brenda një harku kohor prej 3-ditësh dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë preh e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve.
Rasti më i fundit është i një 73-vjeçari nga Njësia Administrative Kalis, i cili sapo ka shkuar për të vaditur tokën është sulmuar nga ariu.
Djali i tij, Sulltan Bodini rrëfen për Channel Onë ngjarjen dhe i bën apel institucioneve që të ndërhyjnë, pasi kafshët e egra po rrezikojnë jetën e tyre.
Pacienti ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku mjekët thonë se si pasojë e sulmit, 73-vjeçari ka humbur njërin sy, ndërkohë që pasoja të rënda ka edhe në  pjesën e kokës dhe fytyrës.
Vetëm një ditë më parë Channel One solli rastin e Fasli Karaxhës, i cili ishte sulmuar nga ariu dhe kishte pësuar dënime në gjymtyrët e sipërme.
Banorët i bëjnë apel institucioneve që të ndërhyjnë për rrezikun që iu kanoset, pasi me moratoriumin e gjuetisë ata nuk mund ti vrasin kafshë të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY