Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Vrasje në Bruksel, hetuesit belgë kërkojnë autorin me xhup të kuq në Shqipëri

24/07/2017
DETAJE/ Vrasje në Bruksel, hetuesit belgë kërkojnë autorin me xhup të kuq në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoritetet e drejtësisë në Belgjikë kërkojnë ndihmë nga Prokuroria shqiptare për zbardhjen e një ngjarjeje kriminale të ndodhur në Bruksel, në shtator 2015, ku u vra një 45-vjeçar dhe u plagos vëllai i tij.
Dy të dëmtuarit janë shtetas shqiptarë dhe sipas hetuesve belgë, edhe autori mund të jetë i tillë. Përmes një vendimi të shpallur pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, gjyqtari Ahmet Metalia ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i dhënë dritë jeshile ekzekutimit të letërporosisë belge në lidhje me këtë ngjarje, raporton “Panorama”.
Në kërkesën zyrtare për ndihmë në hetim, pala belge u paraqet homologëve shqiptarë një profil gjenetik ADN-je të autorit, si edhe gjurmët e gishtave të tij.
Më tej belgët kërkojnë që të bëhet krahasimi i këtyre të dhënave me të dhënat e zotëruara nga autoritetet shqiptare, me qëllim identifikimin e autorit. I dyshuari, i cilësuar nga hetuesit si “personi me xhaketë të kuqe”, për shkak të rrobave që ka pasur në momentin e ngjarjes, akuzohet për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”.
Sipas hetimeve të palës belge, të cituara në vendimin e Gjykatës së Tiranës, rezulton se në datë 26 shtator 2015, në orën 08:19, në Bruksel, në rrugën “Malines” janë dëgjuar disa krisma armësh, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktimë e kësaj ngjarjeje ishte Anastas Q., 45 vjeç., si edhe plagosur Artan Q., 42 vjeç. Të dy këta persona janë shtetas shqiptarë.
Pranë viktimës hetuesit belgë kishin konstatuar një thikë kuzhine, e cila gjendej pikërisht afër dorës së majtë të tij, i cili me sa duket kishte mbetur viktimë e të shtënave me armë, ashtu si edhe personi i plagosur. Sipas dëshmive, rezulton se autori i të shtënave me armë ishte prezent së bashku me disa miq në ndërtesën M. D., e cila ndodhet në rrugën “Malines”, në Bruksel.
Rreth orës 08:00, vëllezërit Anastas e Artan Q. kanë hyrë në ndërtesë. Midis palëve të ndryshme ka nisur një debat dhe më pas ata kanë dalë jashtë ndërtesës.
Në ambientet e jashtme të godinës, sipas hetimit belg, Anastas Q. duket se ka nxjerrë një thikë. I dyshuari ka qëlluar mbi dy vëllezërit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se ky person kishte veshur një xhaketë të kuqe. Ky person dyshohet se mund të jetë me nënshtetësi shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.