Komisioni i operacioneve elektorale në Partinë Demokratike ka njoftuar se ka nisur në mënyrë të rregullt procesi zgjedhor në të 73 komisionet e 68 degëve të PD-së.
Votimi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD nga ora 08:00 deri në orën 19:00.
Rreth Plot 104 mijë anëtarë të PD-së do të marrin pjesë, si edhe do të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.
Në selinë qendrore ku voton dega nr. 2 e PD e Tiranës, kanë filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së.
Ish-deputeti Eduard Selami do të votojë në orën 10:00 në selinë qendrore. Lulzim Basha pritet të votojë rreth orës 10:30, por zyrtarisht nuk ka ende një orar të konfirmuar.
Komisioni Elektoral ka njoftuar se procesi i votimit ka nisur në mënyrë të rregullt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/