Jemin Gjana i përgjigjet denoncimeve të Eduard Selamit

Jemin Gjana i përgjigjet denoncimeve të Eduard Selamit

182
0
Shares

Jemin Gjana, Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së , tha sot vetëm pak orë nga mbyllja e qendrave të votimit në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së se “s’ka pasur probleme dhe incidente, deri tani vlerësojmë se kemi të bëjmë me një proces të rregullt dhe korrekt. Presim mbylljen dhe fillimin e tërheqjes së materialeve nga qendrat e votimit, që nga mesnata të fillojmë procesin e numërimit”.
Ai ka dhënë edhe të dhënat e para, kur tha se sa i takon pjesëmarrjes, “deri në orën 16.30, jemi në të njëjtët parametra që kemi pasur në vitin 2013, 41 – 42 mijë pjesëmarrës në votime.
Jemin Gjana i ka dhënë edhe përgjigje denoncimeve qe beri kandidati Eduard Selami, lidhur me foton e Bashës në disa qendra votimi dhe disa kryetarë degësh që qëndronin sot në QV.
“Jam vënë në dijeni në orët e mëngjesit, ka pasur një problem të tillë se një pjesë e degëve të PD i kanë pasur vendvotimet në zyrat e partisë dhe për fat të keq s’është normale, kemi dhënë urdhër të largohen, nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme, ne kemi vënë vendet e votimit aty, kam dhënë porosi të hiqen fotot e kandidatëve.
Me udhëzime që kemi shkruar kemi kërkuar me insistim që brenda vendvotimeve në të gjitha komisionet të pranishëm janë vetëm anëtarë që votojnë dhe komisionerë, kush ka vepruar ndryshe ka vepruar gabim.
Për mungesën e emrave në lista, s’kemi pasur asnjë ankimim”, tha Gjana për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY