Një 44-vjeçar shqiptar, në kërkim prej dy vitesh nga autoritet italiane, është arrestuar nga karabinierët e Pisas, raportojnë sot mediat italiane.
Shkëlqim Çala duhet të shlyejë një dënim me 8 vite, 5 muaj e 10 ditë burgim për vjedhje, pranim të mallrave të vjedhur, zjarrvënie, rrëmbim personi dhe shfrytëzim prostitucioni.
Çala u gjurmua në Nodica, fshat në komunën Vecchiano (Pisa), fshehur në një ndërtesë pranë banesës së disa të afërmve. Në aksionin e efektive për arrestimin e shqiptarit, ishte edhe një helikopter që monitoronte zonën.
Shkëlqim Çala është gangsteri shqiptar, i cili e ka nisur karrierën kriminale në Itali të paktën 15 vjet më parë, në vitin 2002, raportojnë mediat lokale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/