ALARMI/ Vrasja e turistes ruse nga djali i politikanit me mortor uji,...

ALARMI/ Vrasja e turistes ruse nga djali i politikanit me mortor uji, rrezikohet manipulimi i provave

106
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ditë pas vdekjes së turistes ruse, dje në Ksamil, të tjera detaje të rëndësishme dalin sot.
Nga hetimet paraprake, mësohet se ajo gjeti vdekjen, pas goditjes nga një mjet lundrues, i dystuar si motor uji.
Jo vetëm kaq, por nga burimet konfidenciale të Policisë, mësohet se pas kësaj vrasje është djali i një politikani të rëndësishëm në vend, i cili ka qenë duke lundruar me një motor uji.
Por hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, rrezikohen të manipulohen.
Ndërsa mësohet se janë gjetur disa gjurmë (kryesisht të ngjashme me flokë), të cilat duhen ekspertuar, nga ana tjetër, bëhet e ditur se  ky proces ekspertimi, për shkak të prishjes (çuditërisht) të pajisjes në laboratorin e Policisë, mund të dojë disa kohë, ndoshta 3 – 4 javë (aq sa mund të rregullohet kjo pajisje).
Deri atëherë, eksiton rreziku i manipulimit të provave dhe për pasojë, djali i politikanit të mundshëm i përfshirë në këtë aksident me pasojë vdekje, mund “t’ia hedhë paq”.
Ndërkohë, që vrasja mbetet pista kryesore e hetimit të vdekjes së turistes ruse, dje në Ksamil, mësohet se janë shoqëruar rreth 35 persona, që kanë mjete lundrues (skaf, motor). DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY