VENDIMET/ Aktori i plagosur mbrëmë, hyrë e dil nga burgu – precedentët,...

VENDIMET/ Aktori i plagosur mbrëmë, hyrë e dil nga burgu – precedentët, nga plagosja te grabitja e njerkut

501
0
Shares

Mishel Prela (Manoku) i cili u plagos mbrëmë pranë Gjimnazit “partizani” në Tiranë, është një person me precedentë penalë, i dënuar me burg, të paktën edhe dy herë të tjera më parë.
Ndërsa në  dy gjykime të mëparshme ndaj tij, ai është dënuar për plagosje dhe grabitje (respektivisht 4 vjet e 8 muaj dhe 3 vjet e 4 muaj), mësohet se vetëm pak muaj më parë kishte lënë qelinë, ndërsa mbrëmë u bë objekt i një atentati me armë ndaj tij.

Dënimi i parë – Plagosi për një pëllëmbë
Dënimin e parë me 7 vjet burg (4 vjet e 8 muaj pas gjykimit të shkurtuar) për veprën penale të “Vrasje me dashje” e mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76-22 të Kodit Penal, Mishel Prela (Manoku) e ka marrë në datën 27 maj 2011. Gjatë ëktij gjykimi, ai u akuzua dhe dënua për tentativë vrasje të një personi me të cilin kishte pasur një zënkë të mëparshme.
Sipas dosjes së Gjykatës, mësohet se, ne date 24.08.2010 rreth ores 18.45  shtetasi Ervin Zallumi pasi ka perfunduar nje takim me nje shokun  e tij ne Laprake eshte kthyer per ne banesen e tij me motomjet.
Motomjetin e ka parkuar ne nje lokal 100 metra larg baneses se tij dhe eshte nisur me kembe per ne shtepi.Gjate rruges ka ndjere nje goditje te befasishme mbrapa shpines me thike dhe eshte kthyer menjehere dhe ka njohur te pandehurin Mishel i cili kishte ne dore nje thike.
Shtetasi Ervin e ka share te pandehurin dhe eshte mundur te mbrohet duke iu shmangur goditjeve me thike te te pandehurit.
Gjate kesaj perleshje i pandehuri Mishel e ka goditur dhe kater here te tjera ne pjese te ndryshme te trupit.
Shtetasi Ervin ka rezistuar dhe ne nje moment ka mundur te shkeputet prej sulmit te te pandehurit dhe eshte larguar me vrap per te dale ne rruge kryesore.
Ne rruge kryesore shtetasi Ervin ka takuar  shtetasin Fatjon Shene qe po kalonte rastesisht me automjetin e tij dhe i ka kerkuar qe ta conte ne spitalin Ushtarak.
Shtetasi Fatjon menjehere e ka marre ne makine dhe e ka derguar ne spitalin Ushtarak ndersa i pandehuri eshte larguar ne drejtim te paditur derisa eshte kapur nga policia.
I pyetur ne gjykate i pandehuri Mishel Prela e pranon plotesisht akuzen qe i eshte bere,duke deklaruar se kete veprim e ka kryer pasi para disa kohesh ai eshte goditur nga ky shtetas.
Gjithashtu deklaron se nuk ka pasur ndonje qellim per ta vrare por thjesht per ta plagosur.

Dënimi i dytë – Dhunoi dhe grabiti njerkun
Dënimin e dytë Mishel Prela (Manoku) me 5 vjet burg (3 vjet e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar) për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 139-25 i Kodit Penal, Mishel Prela (Manoku) e ka marrë në 10 prill 2015. Gjatë këtij gjykimi ai u akuzua për dhunë fizike dhe grabitje të njerkut të tij.
Sipas dosjes së Gjykatës, mësohet se me date 25.09.2014 rreth ores 19.00, shtetasi Mishel Prela ne bashkepunim me nje person tjeter te paidentifikuar ka shkuar ne banesen e shtetasit Ermir Manoku(njerku i tij) e ndodhur ne rrugen “Teodor Keko”, pallat i firmes “Gora”, blloku i dyte kati i trete ka dhunuar njerkun e tij dhe me pas nen kercenimin e thikes ka vjedhur televizorin.
Shtetasi Ermir Manoku ka bere kallzim ne Komisariatin e Policise nr.6 Tirane.
I pyetur nga oficeri i policise gjyqsore me date 25.09.2014 si person qe ka dijeni per ngjarrjen shtetasi Ermir Manoku nder te tjerash ka deklaruar se:”….. une jam martuar me bashkeshorten time Fatmiren perpara 24 vitesh pasi ajo ishte ndare nga shtetasi Kole Prela me te cilin ka pasur nje djale qe quhet Mishel Prela. Deri para kater vitesh Misheli ka jetuar me ne ne shtepi, por para kater vitesh ai ka bere nje plagosje dhe ka vuajtur nje denim prej tre vitesh dhe eshte liruar me kusht. Pasi ai ka dale nga burgu ne i kemi gjetur nje shtepi me qera dhe ai nuk jetonte me me ne. Duke qene se ai jetonte vetem, ai ne menyre te vazhdueshme i kerkonte nenes se tij leke dhe derisa filloi te konfliktoheshe me mua duke me thene se une i detyrohesha pasi pretendonte se babai i tij me kishte sjelle leke mua qe ta mbaja mire kur ai ishte ne burg dhe me date 29.09.2014 rreth ores 16.30 ai ka ardhur ne shtepi se bashku me nje djale tjeter qe nuk e njoh dhe me ka goditur me grushta duke me care ne fytyre dhe ka nxjerre dhe nje thike dhe me kercenonte me thike duke i thene shokut te tij “ta therr kete…. e ta vras…”, por une nuk ka reaguar dhe me thoshte per borxhet qe me ke une do te marr televizorin dhe ne kete kohe i thote shokut te tij merr televizorin dhe ai mori televizorin ne krah dhe doli nga shtepia dhe ka thyer disa orendi te shtepise dhe me pas ka dale nga shtepia dhe une me pas kam bere kallzim ne polici….”.
Nga Oficeri i Policise Gjyqsore eshte mare vendimi per kryerjen e aktit te ekspertimit mjekoligjor per te percaktuar mjetin dhe shkallen e demtimeve qe ka pesuar i demtuari Ermir Manoku.
I pyetur nga oficeret e policise gjyqsore, i pandehuri Mishel Prela ne lidhje me episodin e kryer ka deklaruar se :…..ate dite qe ka ndodhur ngjarrja mes meje dhe njerkut tim Ermir Manoku une kam qene duke konsumuar alkool dhe pas kesaj kam shkuar ne shtepi sic shkoja gjithmone pasi une kisha dhe nje kopje te celesave te shtepise dhe deren e shtepise ma ka hapur njerku im. E kam poyetur se ku eshte mamaja por ai nuk mu pergjigj. Duke qene se une isha nen efektin e alkoolit dhe i pavetedijshem per veprimet e mia kam filluar te debatoj me njerkun tim, debat per te cilin nuk me kujtohet se per cfare e beme dhe duke qene seisha nen efektin e alkoolit e kam goditur ne fytyre me grusht. Pas kesaj jam larguar nga shtepia. Te nesermen kam komunikuar me nenen time si dhe kam kthyer televizorin te cilin une e kisha mare nga shtepia ate nate. Kur kam kthyer televizorin i kam kerkuar dhe falje si nenes time edhe njerkut tim. Dy dite me pas kam qene duke udhetuar me dy shoket e mi dhe ne momentin qe i kam dhene karten e identitetit punonjesit te policise me kane komunikuar qe une jam person ne kerkim dhe me kane shoqeruar per ne komisariat dhe aty kam mare vesh per vepren penale per te cilen une akuzohesha. Une nuk kam vjedhur asnje send dhe per me teper une nuk kam ushtruar dhune per te vjedhur. Kam patur vetem debat me njerkun tim si pasoje e gjendjes time te alkoolizuar dhe e kam goditur sic kam deklaruar dhe me lart…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY