REPLIKAT/ Pas 4 vjet bashkëqeverisje PS – LSI, gratë me gratë dhe...

REPLIKAT/ Pas 4 vjet bashkëqeverisje PS – LSI, gratë me gratë dhe burrat me burrat, i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

115
0
Shares

Sërish përplasje mes PS-së dhe LSI-së. Kësaj here në fokus të debatit në distancë kanë qenë dy politikane, Silva Caka e LSI-së dhe Ermonela Felaj e PS. Gjithçka ka nisur pas një statusi që Caka kishte bërë, ku i tërhiqte vëmendje ish-ministrit Blend Klosi për bashkinë e Kuçovës dhe vëmendjen që i kushtohet për investime këtij qyteti.
Caka pohoi se ato bashki që drejtohen nga PS zbatojnë parimin “merr nga një xhep e fut në tjetrin”. Kaq ka mjaftuar që të reagojë Ermonela Felaj, e cila siguroi votat për mandatin e saj të deputetes në qarkun e Beratit. Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Felaj thekson se rezultat i zgjedhjeve të 25 qershorit ishte mësimi më i mirë se pse shqiptarët votuan PS-në.
Nga ana tjetër Felaj me ironi i përgjigjet Cakës se edhe ‘gënjeshtra ka një datë skadence dhe në këtë rast 25 qershori ishte data e skandencës së plot gënjeshtrave te tilla të ngjashme’.

 
Statusi i Silva Cakës

Një tërheqje vëmendje për Blendi Klosin.
Dje, gjatë një takimi, Z. Klosi bazuar në një shqetësim të drejtë, të ngritur nga një volejbolliste e ekipit të qytetit të Kuçovës, është shprehur se “do të organizojnë një lojë proteste në rrugë, ku ai do të jetë pjesë e kësaj loje protestë, me qëllim ‘tërheqjen e vëmendjes’ dhe rritjen e ndërgjegjësimit, se terrenet sportive për të rinjtë nuk janë kërkesa luksi”.
Parimisht, unë jam shumë dakord me Z. Klosi dhe njësoj si ai mendoj që terrenet sportive për të rinjtë jo vetëm që nuk janë kërkesa luksi, madje në qytete të tilla, ku mundësitë e të rinjve për argëtim dhe zhvillim potencialesh janë minimale, duhet një ndërhyrje urgjente nga çdo instancë shtetërore, vendore apo qendrore, për të ndërtuar këto ambjente.
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtyre terreneve janë kompetencë e bashkive dhe bashkia e Kuçovës deri përpara zgjedhjeve që lamë pas, nuk ka ndërtuar asnjë terren të ri sportiv.
Me të drejtë shumëkush do të pyesë pse?
Të bëj me dije Z. Klosi (edhe pse e di që ti e di), se Bashkia e Kuçovës është një nga bashkitë më të diskriminuara përsa i përket investimeve. Arsyen besoj e dini më mirë se unë!
Çdo vit buxhetor, që prej vitit 2015, në ndarjen e fondeve të tepsisë vendore, deputetët aktualë të këtij qarku, por edhe ju që kishit në plan të kandidonit në këtë qark, u kujdesët maksimalisht që shumica e fondeve t’i shkonte bashkive “tuaja”. Bashkia e Kuçovës ishte e “atyre të LSI-së” dhe sigurisht, në gjykimin tuaj nuk meritonte të merrte fonde.
Ju kujtoj, që nga shtatori i vitit 2015 e deri në fundin e vitit 2016, Bashkia e Kuçovës ka dorëzuar 37 projekte për të përfituar investime, në kuadër të të ashtuquajturës “Rilindje Urbane” dhe nga qeveria ka marrë 0 (zero) Lek për investime. Kjo 0 (zero) ka qënë po aq e madhe sa ajo që morrët në Trieste!
Bashkia e Kuçovës, ka investuar për ruajtjen e traditës së mirë sportive të këtij qyteti, por ka investuar nga fondet e veta, rreth 10.000.000 Lek. Këto fonde siguruan:
– ngjitjen në Kategorinë e Parë të Ekipit të Futbollit “Naftëtari”;
– shpalljen Kampion Kombëtar të Ekipit të Shahut “Naftëtari; si dhe
– mirëmbajtjen e 2 terreneve sportive në Kuçovë dhe 1 terreni sportiv në njësinë administrative të Kozares.
Shumë më shumë duhet të kishin bërë… nëse deputetët tuaj nuk do t’ia mohonin fondet!
Të vetmet fonde që ka marrë kjo bashki, kanë patur si destinacion investimet minimale dhe jetësore për banorët, pa të cilat vështirë se do të mbijetonte ky qytet. Nuk janë investime as pagat e punonjësve të bashkisë, as rikonstruksionet minimale të rrugëve rurale e as rikonstruksionet e kopshteve, çerdheve, shkollave apo fondet për zjarrfikëset.
Investime janë ato 8 milionë € që çuat në Urë Vajgurore, meqë ishte bashkia “juaj” dhe meqë drejtuesja e bashkisë ishte “shoqja” juaj. Për këto duhet të interesohesh Z. Klosi, ku kanë shkuar gjithë këto para, të cilat janë shumë për një bashki si ajo e Urës Vajgurore, që nuk krahasohet as për nga popullsia, as për nga resurset e as për nga nevojat për investime, me bashkinë e Kuçovës.
Të vetme fonde që përfitoi Bashkia e Kuçovës me destinacion sportin janë 22.000.000 Lek, që qeveria e lëshoi dorën pak javë përpara zgjedhjeve, me qëllim justifikimin tek banorët, që kishit bërë “diçka” për sportin.
Megjithatë, sjellja e këtyre fondeve, u pasua me presion dhe mbyllje të disa bizneseve nga ekipi juaj elektoral në këtë bashki, pasi mesa duket ju pëlqen të zbatoni parimin “merr nga një xhep e fut në tjetrin”. Bëni sikur investoni për sportin dhe nga ana tjetër shkatërroni biznese. Mundem edhe të t’i përmend se cilat biznese keni mbyllur, por kam frikë se do të hakmerreni përsëri ndaj tyre, duke i futur bizneset e administratorët e tyre në të famshmet “lista të zeza”, me qëllim që t’i kërcënoni, t’u vendosni gjoba e t’i rripni, siç e keni zakon të bëni me të gjithë ata që nuk janë rilindas.
Prandaj, miqësisht të sugjeroj, që përpara se të artikulosh fjalën protestë në një bashki si ajo e Kuçovës, të jesh siguruar mirë që ke bërë perpjekjet minimale për të përmirësuar situatën për të cilën proteston.
Me të mira e me të lehta, se vështirë do t’a keni me këto bashkitë që doni të rimerrni .

 
Statusi i Ermonela Felaj

E dashur Silva! Ne Kucove dhe ne cdo qytet te Shqiperise, na duhet ende te bejme punet e pabera te 27 viteve, por kjo nuk na pengoi qe ne vetem 44 muaj Kucova sikunder cdo bashki tjeter, Corovoda po ashtu, te ndieje transformimet e pamohueshme te Rilindjes Urbane, duke marre vetem prej Fondit te Zhvillimit te Rajoneve ; ~1,5 miliarde leke per rrugen e hyrjes. Po kaq per aksin kryesor te lagjes “1 maj”. 1,44 miliarde leke te tjera vetem kete 6 mujor per rikualifikimin urban te lagjes “11 Janari” ose Kucoves se vjeter e ku punimet kane tre jave qe kane filluar. Pra jane gati 5 miliarde leke vetem per unazen e Kucoves ne vetem 44 muaj, aq sa nuk jane marre ne 27 vite bashke! Po nga Fondi i Rajoneve eshte dhe fondi prej 250 milione lekesh te vjetra per shnderrimin ne fond strehimi te ish godines se remontit te mjeteve te renda te Albpetrol . Ne vijim eshte dhe fondi prej 22 milione leke te reja per sistemim te terreneve sportive te shkollave ” Gaq Karakashi” dhe “28 Nentori”. Nese do i shtojme ketyre investimeve dhe 3,2 milione euro te ujit te pijshem, vleren e investimit rishtas te 8 kabinave elektrike ne Kucove te vjeter nga OShEE, si dhe pjesen e investimit ne rrugen Belsh Kozare Kucove Ure Vajgurore qe sapo ka filluar po ashtu, llogaria del e tille qe tregon qe asnje nga ju si deputete apo aspirante si te tille, as ia ka pasur dhe as ia ka idene Kucoves dhe pritshmerive te banoreve te saj! Rezultati i zgjedhjeve te 25 qershorit duhet te ishte nje mesim i qarte per te gjithe perse shqiptaret zgjodhen te votojne Partine Socialiste; e njejta gje dhe per Kucoven dhe qytetaret e saj! Genjeshtra ka nje date skadence dhe ne kete rast 25 qershori ishte data e skandences se plot genjeshtrave te tilla te ngjashme!

 

Ndërkohë, përfaqësues të të dy “kampeve qeverisëse”, këtë herë burrat, Edmond Panariti – Erion Braçe, kanë vazhduar replikat “e mbartura” sipas mënyrës së tyre.
Erjon Braçe ka akuzuar Edmond Panaritin se po bën opozitë duke qenë akoma ministër.
Deputeti socialist Erjon Braçe, me nje shënim ne faqen e tij ne “Facebook”, akuzon dikasterin përkatës për neglizhence totale, teksa shkruan se bujqësia është në emergjencë, fermerët shqiptarë u mbytën me çmime nën kosto, kurse institucioni përgjegjës nuk duket gjëkundi.
Por flakë për flakë ka qenë reagimi i Panaritit, qe duke e quajtur Braçen jashtëtokësor, e sfidon duke i thënë: A e bën dot?… Tani tepsine dhe timonin i ke vete”.

 
Statusi i Erion Braçes

Po bujqesia ku eshte?
Pa asnje diskutim qe eshte emergjence!
A e di kush ne shumice qe,
eshte vit shume i veshtire bujqesor?
Bujqit, nje pjese e madhe nuk kane para te mbjellin
per sezonin e ri; humben para nga pataja, qepa, perimet-domatja e kastraveci,
tani edhe nga shalqini.
I mbyten me cmime nen kosto!
i morren shpirtin por edhe parate per te mbjelle e prodhuar ne vijim!
E thashe gjate gjithe fushates;
Do vinim ketu!!
Nese bujku humbet parate e tij nga sezoni bujqesor ne tjetrin,
disa here me radhe, vjen dita kur nuk mund te mbjelle.
Natyrisht,
bujqesi nuk ka vetem ne Divjake, por kur ndodh ne Divjake emergjenca eshte pak.
Jo per 100 dite, por per cdo dite!

 
Statusi i Edmond Panaritit

Pyet Brace me statusin e jashtetokesorit!! A e di njeri ne shumice, qe bujqesia eshte ne emergjence? Përgjigja ime: E di shume mire dhe parasegjithash ti, si kryetar i komisionit te ekonomise ne parlament, por edhe ata qe kane thesin e parave te ketij vendi. Por ne te vertete une mendoj qe ju as qe doni tja dini. Hic fare!!! Nuk doni t’ja dini fare, perderisa e financoni bujqesine dhe fermerin 5 here me pak se Kosova dhe 10 here me pak se Maqedonia. As qe ju behet fare vone, perderisa i jepni asaj nafte me çmimin e pakices te Zvicres dhe Danimarkes. As qe pyesni fare, perderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekaniken bujqesore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese me te lartat ne rajon. As qe beheni merak kur i kerkoni fermereve te parapaguajne nje vit sigurime shoqerore, kur ata ende skane filluar mbjelljet, ndersa OSHEE, si xhandar u kerkon atyre faturat e energjise perpara se te mund te perfitojne nga subvencionet. Ja u morrem shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! …. Bravo, plotesisht dakord me ty. Por nese vertet ndjen dhimbje per fermeret, shpall taksa dhe tatime zero per bujqesine… Moratorium fiskal te plote…sikunder propozuam ne. Jepi fermerit, te pakten pese here me shume para, aq sa merr vellai i tij ne Kosove qe te ngrihet me kembe e te mos shese nen kosto.. A e ben dot?… Tani tepsine dhe timonin I ke vete.

 
Reagimi i Erion Braçes

EDMOND! GERDUFJA NUK ESHTE PUNE NE BUJQESI!
Edmond!
U be e disata here qe pa te permendur kush, gerdufesh!
Madje madje, e ben duke harruar qe je ende minister, te mbajne ende ne karrige per firmat e fundit, por duke e fshire kete fakt kercen te besh opozitarin me pushtet!
Na fakt, ty te kerkojne te pergjigjesh per tjeter gje;
prej dy ditesh, per ceshtjen e 90 hektareve dhene Balilajve ne Permet, larg prej zones se tyre te influences.
Dhe jo vetem ato xhanem; jane edhe 60 hektare te tjera te shkolles se mesme bujqesore te Sarandes, te cilat, kane pesuar te njejtin fat!
Te te pyes Edmond;
Perse nuk flet ti per keto qindra hektare super toka bujqesore?
Se pertej tyre, jane 26 mije hektare qe tu besuan ty te beje ekonomi me to!!
Padiskutim merru me mua, por pergjigju per keto firmat e tua njehere.
Mua ketu me ke, ketu kam qene e ketu jam, ketu do jem.
Nuk kam as timon e as tepsi, kam thjeshte ate qe kam patur-nje kontrate pune si deputet ne nje zone bujqesore dhe, jam gati te deshmoj per favoret fiskale qe une, koleget e mi ne komision, te kemi dhene, madje pa i patur fare ti ne mendje;
por edhe per parate, po po patjeter parate, vetem ato i interesonin ministrit tend vendimmarres dhe tys i firme!
Une nuk kam fituar gje, vec kesaj pune!
Ti po, ke fituar, ishe hic por per te firmosur, tani je deputet!
Ne ane tjeter, e kam te veshtire te flas me ju per bujqesine;
ju e dini bujqesine lope dhe, cicat e lopeve frigorifer ku depozitohet qumeshti e nuk prishet, tamam kur fabrikat shpallin pushim per shkak te tregut te taposur nga bulmeti me niseshte apo qumesht pluhur, i pademshem per shendetin sipas teje.
Por ka edhe nje arsye tjeter; ti nuk je ministri i bujqesise, minister eshte ai tjetri!
Ai eshte per te vendosur, ti je per te firmosur, ai eshte per te ndare tokat, ti je per te heshtur, ai eshte per te ndare parate, ti je per tu ankuar per parate.
Kaq! Asgje me shume!
Ta kam thene, te kane lene pjesen me te poshter te rolit;
Parate nuk do mjaftojne kurre per bujqesine tone, por parate nuk i mjaftojne as hajdutit!
Ndaj e ke kauze te humbur kete;
E di pse?
Sepse keni shperndare 49 milion dollare,
ai duke vendosur e ti duke firmosur;
CFARE I KENI BERE? KUJT JA KENI DHENE?
ME TREGO VETEM NJE EMER BUJKU NE DIVJAKE E LUSHNJE TE CILIN JU E KENI NDIHMUAR ME KETO PARA!
VETEM NJE EMER!
EMER TE NJE BUJKU TE ZAKONSHEM,
JO TE NJE GRUMBULLUESI AGA NGA ATA ME TESEREN E PARTISE TENDE!
Kam kater muaj qe te kerkoj vetem nje emer!
Parate ishin, parate ju i keni shperndare,
por kurre tek bujqit e zakonshem!
Ndaj ti nuk njeh kend nga ata, ti njeh thjesht agallaret;
Jane ata qe percaktojne cmimet pa asnje logjike ekonomike,
nen kosto per bujqit, madje 50% nen kosto,
duke i marre shpirtin bujkut prodhues,
edhe parate per te mbjelle serish.
Ai duke vendosur e ti duke firmosur ne favor te nje grushti grumbulluesish te partise;
kthyhet punen ne bujqesi ne nje pune ku bujku nuk fiton prej saj,
por humbet dhe parate qe investon.
Do ta heqim TVSH per imputet Edmond;
ti kurre nuk e propozove, madje dhe fushaten ti dhe kryetari yt e niset nga Petova me TVSH 10%, edhe kete si reflektim pas rrahjes nga bujqit per cmimet e domateve atje.
Por cmimet e kastes se grumbulluesve abuzive qe ti krijove,
do ta kthejne ne fitim per vete dhe zero te ardhur per bujkun.
Sepse ky eshte sistemi qe ndertove!
Sistemi qe ju ka marre shpirtin bujqve!
Ne fund,
keto mufkat si “lehtesi fiskale” qe i thua me lehtesine e te papergjegjshmit-shisni prodhimin pastaj paguani energjine,
ndaji me ndokend qe rri e ben sehir sic ju, jo me ata qe punojne.
Nuk kane kohe te degjojne, kane pune.
Per punen kerkojne ndihme, kerkojne drejtesi, kerkojne tregje edhe te hapura, edhe te arritshme, edhe te ndershme,
ketu e kudo ne Evrope.
Ti nuk e bere dot!
Ndaj hesht!
Deri diten qe letrat me vendimet e atij e firmat e tua, do jene te hapura e te kontrollueshme.
Bashke me emrat e perfituesve, te tokave e parave.
Patjeter me emrat e tyre, perputhur me ligjshmerine padiskutim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY