Maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta në Shqipëri kanë nisur plotësimin e formularit A2. Në këtë fazë të rëndësishme për ta, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni sqaron të rinjtë se aplikimet dhe regjistrimet do të jenë të qeta dhe maturantët këtë vit janë më të qartë për kriteret. Rektori bën me dije se i gjithë procesi i aplikimeve dhe regjistrimeve bëhet sipas udhëzimit 15 të Ministrisë së Arsimit.
Aplikimi në universitete është një nga momentet më të rëndësishme të maturantëve që aspirojnë të ndjekin studimet e larta.
Për të qetësuar të rinj të përfshirë në ethet e përzgjedhjes së programeve Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni sqaron mënyrën se si do të procedohet për të qenë pjesë e auditorëve të fakulteteve përkatëse.
Për problemet që janë identifikuar tek kriteret janë marrë masa dhe janë bërë më të qarta dhe informimi është bërë më i plotë
Institucionet e arsimit të lartë, kandidatët për studentë do procedojnë në këtë fazë të aplikimeve dhe regjistrimeve sipas udhëzimit 15 të Ministrisë së Arsimit.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dëshiron të sqaroi opinionin publik dhe studentët se në mbledhjen e fundit të senati; nuk pati asnjë përpjekje për të rrëzuar këtë udhëzim, por senati ka përgatitur një analizë për të përmirësuar procesin e regjistrimeve që do të shqyrtohet në një moment të dytë.
“Senati është mbledhur dhe ka marrë në analizë situatën për pranimet dhe regjistrimet për vitin akademik 2017- 2018. Në këtë mbledhje është marrë një vendim të hartohet një rregullore mbi elementët procedurialë të pranimit të studentëve. Senati nuk ka marrë në analizë draft dhe nuk ka rrëzuar draft. Dua ta theksoj.
Rektori Koni tha se këtë viti akademik universiteti i Tiranës do të presë 6444 studentë të rinj për nivelin e parë të studimeve, ka 235 kuota për studentët e trojeve dhe 160 kuota për kategoritë e veçanta. OraNews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/