Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Seksi me gruan e tij e dërgon në burg, djali: U martuam, por nuk e dija që…, nuk lejohej

21/07/2017
Akuzon kunatin për përndjekje, ja si e pëson 20 vjeçarja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Martesa me vajzën që kishte rënë në dashuri me të prej disa muajsh, lidhje e dakordësuar dhe nga familjet respektive, i ka kushtuar dënimin me 7 vite burg një banori të Tiranës.
Ajo që nuk kanë marrë parasysh nga familjet ka qenë mosha e mitur, nën 14 vjeç e vajzës. “Krimi” i kryer nga i pandehuri K. Q. ka qenë konsumimi i marrëdhënieve intime me “bashkëshorten” e tij, shkruan “Panorama”.
Sipas Gjykatës së Tiranës, i pandehuri dhe e mitura i përkasin familjeve të komunitetit rom. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri është fajësuar për akuzën e “kryerjes së marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”.
Dënimi ndaj tij është ulur në 4 vjet e 8 muaj burg, si pasojë e uljes së përfituar nga gjykim i shkurtuar. Përfundimisht Gjykata ka vendosur të mos e dërgojë në qeli.
“Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për një kohë prove prej 3 vjetësh, me kusht që i pandehuri gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën Vendore, të Shërbimit të Provës, Tiranë”, thuhej në vendim.
Në llojin e dënimit Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se i pandehuri i përket komunitetit rom.
“Në kuptim të zakoneve, traditës dhe mentalitetit të këtij komuniteti, lidhur me martesën në moshë shumë të re, Gjykata vlerëson se ky realitet faktik do të duhet të konsiderohet prej saj në funksion të llojit dhe masës së dënimit të të pandehurit, duke pranuar si të provuar fajësinë lidhur me këtë vepër penale”, arsyetonte Gjykata.

Historia
Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, procedimi penal ndaj të pandehurit K. Q. ka nisur në shtator të vitit 2016. Ai është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë një Njësisë Bashkiake në Tiranë. Kjo njësi ka dërguar një informacion në lidhje me martesën e të miturës.
Gjatë hetimit të nisur më pas në Prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur” ka dhënë deklarime edhe bashkëshortja e mitur e të pandehurit.
“Në deklarimet e dhëna para oficerit të policisë gjyqësore, shtetësia e mitur ka rrëfyer se në fillim të vitit 2016, ka rënë në dashuri me të dhe në muajin gusht 2016 janë martuar, pasi kanë rënë dakord bashkërisht edhe familjet e tyre. Sipas deklarimeve të saj ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të pandehurin me dëshirën e saj, pasi ata e konsiderojnë veten të martuar dhe jetojnë bashkërisht pranë familjes së tij”, citohej në vendimin e Gjykatës.
Në të njëjtën formë, edhe vetë i pandehuri para Oficerëve të Policisë Gjyqësore ka pohuar se bashkëjeton nga korriku i vitit 2016 dhe në vijim. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit të çështjes, familjarë të të pandehurit si edhe të dëmtuarës nga vepra penale e konsumuar prej tij kanë këmbëngulur në pafajësinë e K. Q.
Sipas gjykatës, pjesëtarët e të dy familjeve e kanë pranuar këtë martesë, pasi sipas tyre, në traditat dhe zakonet e komunitetit rom lejohet martesa midis pjesëtarëve të komunitetit rom edhe në moshë të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.