Gruaja nga Berati fut në sherr Manjanin dhe Lamen, përgjigja e fundit...

Gruaja nga Berati fut në sherr Manjanin dhe Lamen, përgjigja e fundit mërzit “plakën mediatike”

167
0
Shares

Shkarkimi i zyrës së Aluizni-t në Berat ka futur në një debat të ashpër ish ministrin e  Drejtësisë, Ylli Manjani dhe drejtorin e rikthyer ne detyrë të ALUIZNI-t, Artan Lame. Debati është zhvilluar për disa orë rresht në rrjetet sociale.

Në fillim shkruajti Manjani:

Fotografia e Artan Lame

Më pas ka vijuar Lame:

“Ylli,

Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bënë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.

Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë.

Drejtoria Berat është nga më të prapambeturat në procesin e legalizimeve. Arsyet janë shumë, por drejtoria e atjeshme pagoi për kusuret e veta.

Drejtoria Berat përgjatë vitit 2017 ka marrë disa vërejtje në performancën mujore që bëhet me të gjithë drejtorët. Po s’më besove mua, pyet cilindo prej drejtorëve të tjerë të ta thojë.

Drejtoria Berat ka probleme bashkëpunimi edhe me një sërë institucionesh të tjera që nuk funksionojnë, ndër të cilat fort edhe zyra e Hipotekës dhe këtu s’ke nevojë për dëshmitarë, se jemi marrë bashkë ne të dy që ta ndreqnim atë punë e atë zyrë, e dot se ndreqëm.

Dhe siç e kemi thënë bashkarisht sa e sa herë, çorapet e administratës janë plot vrima që duhen zënë njëra pas tjetrës që të ecë siç duhet.

A.”

Por manjani ka menduar se duhet një përgjigje më e thellë për rastin:

Komenti i Manjanit:

“Një përgjigje për Lamen dhe jo vetëm.

——–

Lame,

Je pak konfuz në arsyetim! Më lë të kuptoj se “ske çti bësh gomarit dhe i bie samarit”! Bjeri atij të shkreti gomar ndonjëhere, siç bëje dikur! Mos më nxirr arësye për këtë!

Nejse, fundja bjeri kujt të duash edhe samarëve që kanë vënë partitë (PS e para) në administratë! Ti e di që unë jam gjithmonë kundër samarëve që vetëm mbrojnë gomerët që i vënë se për tjetër punë nuk janë!

Por hallin e kam tek ajo “plaka mediatike”. Ti e di shumë mirë që zgjidhja e hallit të saj shkakton halle tek fqinjët e saj! Ndaj dhe samari (pra zyra e ALUIZNIT) kish hezituar të çelte një sherr ndërmjet fqinjësh! Kishte një letërkëmbim të gjatë kjo çështje. Kishte dhe letra të firmosura nga ti.. Pra plakën nuk e kishit lënë pa përgjigje. Por halli i saj mediatik bëri që ato letrat të shumëzoheshin me zero.

Plaka u be mediatike, sepse ajo u përdor si standart i degjenerimit të shtetit në publik. Udhëheqësi, që e paçi sa malet, e bëri atë plakë kavje mediatike për të parë se sa e mbajnë nervat nënpunësin ligjzbatues! Dhe në fakt nuk e mbajtën, duke treguar se sa e madhe është vrima e çorapit që ka krijuar partia-shtet në administratë.

Ti dhe unë ndajmë të njëjtën shkollë të shtetformimit dhe zgjidhja e hallit në media nuk është shtetformim por shtetdhunim!

Pa dyshim që ti je dakort me këtë.

Të kthehem tek rasti i zyrës, shkruan se i kishe “tërhequr vëmendjen zyrës”?!! Vemendja i tërhiqet drejtuesit more, jo ndërtesës e as kolektivit!!!

Pergjegjësia ligjore është individuale jo kolektive!!

Përgjegjësia quhet kolektive, kur zbulohet ndonje grup kriminal i strukturuar!!! E jo për të justifikuar drejtorin hajt ti biem zyrës!

Përgjegjësitë kolektive janë syndroma të këqia, ti më mirë se kushdo e di! Sa raste nga historia e komandatit ke rrefyer me përgjegjësi kolektive?!

Është e keqe kjo gjë o Lame! Shumë e keqe! Unë nuk të akuzoj ty si ndjekës i komandatit, por praktika që ke firmosur i shërben vetëm kultit të udhëheqësit, nga i cili ke ditur edhe të ndahesh.

Dhe më në fund, vrimat e çorapeve të administratës do mbyllen vetëm duke i hequr asaj çorapet politike dhe duke i veshur corapet e më të diturve, të mençurve, punëtorëve dhe shërbyesve të përgjegjshëm! Nësëe çorapet politike të derisotme do ti zëvendësoni me çorape të reja të që i sjell partia e vetme që qeveris, skeni mbyllur asnje vrimë, por keni krijuar një gropë! Hoqët tepsinë por krijuat govatën! Natyrisht nuk je ti autori i saj, por nuk dua që tē jesh kontribuesi!

Fillimi është i keq! Drejtorët e rinj që po emëroni (ende jo ti) janë supër politikë! Besnikë jo thjesht të partisë por të udhëheqësit!

E që të mos e zgjas më, këshilla ime për ty është të kthehesh tek shtetari! Nuk bëhesh populist ti! Nuk të shkon!

Të përshëndes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY