FOTO/ Ja atentatori që plagosi aktorin te ‘Partizani’, prangoset edhe bashkëpunëtori...

FOTO/ Ja atentatori që plagosi aktorin te ‘Partizani’, prangoset edhe bashkëpunëtori i tij

127
0
Shares
Miklar Tola

Policia e Tiranës vuri në pranga disa orë pas atentatit të së enjtes pranë gjimnazit “Partizani”, në rrugën “4 Dëshmorët”, Miklar Tolën, si autorin e plagosjes së aktorit Mishel Manokut (Prela). Miklar Tola, 31 vjeç, u arrestua nga efektivët Komisariatit Nr. 4, në Kombinat.
Bashkë me të u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij Ervin P., i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë, Tola kishte qëlluar 8 herë mbi objektivin, duke e lënë plagosur aktorin.
I plagosuri kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, ku ishte dënuar me 4 vjet, pas një plagosjeje të kryer në vitin 2014.
Mishel Manoku ka qenë protagonist kryesor në rolin e Saimirit, filmin me emrin të njëjtin emër, të regjisorit italian Francesko Munzi.

Mishel Prela (Manoku)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY